Shefat manipulues përdorin strategji të ndryshme komunikimi, por në fund qëllimi i përbashkët i taktikave të tyre është i njëjtë: të të bëjnë që prioriteti yt të jetë kompania!
Po si ta kuptosh që ke përballë një drejtues manipulues që përmes mënyrës sesi flet rrjedhimisht kërkon që të vendosësh interesat e punës para interesave personalë?! Ka disa fjali tipike që çdo shef manipulues pëlqen ta përdorë kur i drejtohet punonjësve.
1. "Puna është familja juaj"
Duke përdorur një lloj gjuhe kaq intime që përfshin familjen, qëllimi është të të përfshijë sa më shumë në vorbullën e biznesit dhe të punës. Duke thënë këtë, ata rrjedhimisht presin që punonjësit të mos flasin kundër asnjë praktike të gabuar biznesi apo vendimi që kompania ka marrë.
2. "Kam nevojë për ty të jesh në gatishmëri në çdo kohë"
Përparimi i teknologjisë ka bërë të mundur që ne të punojmë nga kudo dhe kurdo, por jo në të gjitha rastet është e drejtë për punonjësin. Disa shefa mendojnë se punonjësit e tyre janë gjithmonë duke punuar për ta dhe rrjedhimisht kanë tendencën të marrin edhe nga koha e tyre e lirë. Në Francë, kompanitë me më shumë se 50 punonjës kanë disa orë të caktuara kur stafi ka të drejtë të injorojë çdo email që vjen nga biznesi. Të të kërkojnë për gjëra pune 24/7 s'është e mirë as për shëndetin dhe stilin e jetës. Ekspertët kanë arritur në përfundim se puna nga shtëpia, përveç asaj në zyrë, shkakton probleme me gjumin, qëndrueshmërinë dhe rrjedhimisht motivimin.
3. "Gjithçka po shkon mirë"
Lloji më i keq i shefi është ai që s'është kurrë prezent. Ata mund të jenë aty fizikisht, por mungojnë mendësia e tyre prej sipërmarrësi. Ofrojnë shumë pak dhe mendojnë se gjithçka po shkon mirë, sepse refuzojnë të lexojnë situatën siç është në realitet. Qëllimi është që ti të vazhdosh punën pavarësisht se ke pyetje që kërkojnë përgjigje.
4. "S'është problemi im"
Kjo është fraza më demoralizuese që mund të dëgjoni nga një shef! Kjo fjali të thotë fare qartë që s'mund të të ndihmojë dhe të dekurajon ta bësh detyrën saktë apo të zgjidhësh një problem.
5. "Ne kështu e kemi bërë gjithmonë"
Kjo shprehje vjen nga një shef/e që vetëm do të vendosë urdhra dhe nuk ka asnjë dëshirë për t'i dhënë formë apo ndryshuar ato duke marrë mendime nga të tjerët. Të jep sinjalin që nuk është i hapur për ide të reja duke mos lejuar askënd të zhvillohet.
burimi: Huffington Post