Eshtë e çuditshme sa shumë ndikon mënyra sesi qëndrojmë në perceptimin që të tjerët krijojnë për ne. E keni vënë re, kur shohim dikë që qëndron me shpinën e përkulur, këmbët e hapura dhe qafën e ulur menjëherë krijojmë një lloj përshtypje që ndoshta s'ka asnjë lidhje me tipin e personit në fjalë?!
Sidoqoftë, pak por e sigurtë është se s'mund të dukemi kurrsesi bukur nga jashtë nëse s'jemi të shëndetshëm brenda. Në epokën e punës nga shtëpia, qëndrimit për orë të tëra ulur para një kompjuteri apo përdorimit pa limit të një smartphone-i postura e gabuar është një e keqe e madhe e përbashkët e shekullit tonë. Rëndësinë e muskujve, kockave apo shtyllës kurrizore, për fat të keq e kuptojmë vetëm kur nisin dhimbjet, dhimbje që ndikojnë ndjeshëm në stilin tonë të jetës.
Ajo që s'dini ju është ekzistenca e një metode të quajtur Kiropraktika, që ka fuqinë të ndryshojë jetën e të gjithë atyre që vuajnë nga çrregullimet neuro-muskulo-skeletale dhe ju të tjerëve që thjesht doni një posturë të rregullt.
View this post on Instagram
Çfarë është tamam Kiropraktika?
Në fakt, pak dinim rreth saj derisa u njohëm me Zen House, një klinikë mjekësore-estetike pranë
Kopështit Botanik në kryeqytet, e cila është ndër të vetmet klinika që e ofron në mënyrë profesionale një shërbim kaq specifik sa ky. Kiropraktika fokusohet në diagnozën dhe trajtimin e çrregullimeve neuro-skeletale. Zakonisht ky trajtim përfshin terapi manuale, shpesh duke përfshirë manipulimin e shtyllës kurrizore. Qëllimi është të përmirësojë ndjeshëm shëndetin e muskujve, kockave dhe rrjedhimisht t'ju ndihmojë që t'i ktheheni stilit të shëndetshëm të jetës. Kiropraktika ka ndihmuar pacientët të "shpëtojnë" nga nervi shiatik, skolioza, hernia, spondeliatroza, çrregullimet e posturës, sëmundje degjenerative, etj.
View this post on Instagram
A ka dhimbje?
Jo vetëm që nuk ka dhimbje, por pacienti ndjen një kënaqësi të veçantë gjatë procesit. Me të drejtë tani që po lexoni, në mendje po ju vjen fizioterapia, duke menduar nëse është e njëjta gjë. Në fakt JO! Kiropraktika është shkalla më e lartë e fizioterapisë dhe për t'u theksuar vlen fakti që ndoshta nga mungesa e informacionit, e ndonjëherë si pasojë e abuzimit, shumë njerëz i nënshtrohen fizioterapisë ndërkohë që kanë nevojë për kiropraktikë. Kjo jo vetëm që është kohë dhe para e humbur për pacientin, por ka shumë rrezik që më tepër të dëmtojë shëndetin tuaj sesa të kurojë! Një fizioterapist nuk mund të bëjë çfarë bën një Kiroprakter, pasi ky i fundit njeh çdo kockë, muskul dhe nerv në trupin tuaj dhe rrjedhimisht di si t'i ndihmojë ato të shërohen.
E dini që çdo fundjavë (të premten, të shtunën, të dielën) në klinikën Zen House vjen mjeku Unal Oguten, doktori turk i specializuar si kiroprakter që prej vitesh jep trajtime të kiropraktikës pacientëve në Stamboll dhe kohët e fundit edhe në Tiranë. Përtej teknikës shumë specifike, mjeku turk është shumë i famshëm edhe në teknika të tjera si terapia me kupa, akupuntura, kinesoterapi, masazhi manual, që gjithashtu janë pjesë e klinikës Zen House. Takimi me të në klinikë ju kursen kohë, para, dhimbje dhe ju jep siguri, pasi doktori e njeh mirë diagnozën tuaj dhe e vlerëson çfarë mund të bëhet me rastin tuaj dhe çfarë jo.
View this post on Instagram
E dini se një kiroprakter, që të arrijë deri në momentin e aplikimit të metodave të tij mbi trupin tuaj duhet të ketë studiuar në detaje anatominë, fiziologjinë, patologjinë, radiologjinë, neurologjinë, ushqimin, stilin e jetës dhe t'i jetë nënshtruar 4 provimeve kombëtare para se të marrë titullin më lart? Kjo, duhet t'ju bëjë të shmangeni sa herë që dëgjoni rëndom për teknika të ndryshme që bëhen nga njerëz jo-profesionistë dhe të trokisni në Zen House për të folur me një mjek të mirëfilltë që do t'ju rikthente entuziazmin që vjen prej posturës së mirë. Tani që u njohët me Kiropraktikën, detyra juaj është të lini një takim me mjekun turk në Zen House dhe ky i fundit, pasi të jetë njohur me historikun e rastit tuaj (apo një familjari tuajin) do të nis ekzaminimin fizik në varësi të nevojës.
Ah dhe para se ta mbyllim: çmimet për seancë në Zen House ishin më shumë se ekonomike! Jo vetëm që s'do t'i ndaheni, por do të njoftoni të gjithë ata që njihni se vuajnë nga hernia, skolioza apo çrregullime të tjera si këto. Po ua thotë dikush që vetëm pas vizitës në Zen, e përhapi lajmin tek të gjitha ata që minimalisht 1 herë në ditë thonë: "Vdiqa nga mesi/kurrizi/qafa!"
Pas Kiropraktikës, kjo fjali s'do të qarkullojë me askund!