Nuk është lajm i panjohur që familja Kardashian editon fotot, veçanërisht Khloe – që zakonisht lejon të qarkullojnë vetëm foto të miratuara dhe shpesh të modifikuara të saj.
Megjithatë, kjo nuk e shpjegon rastin e fundit ku Khloe ka përdorur photoshop – Ajo ka edituar foton e mbesave të saj në Disneyland, duke shtuar aty edhe të bijën, True.
Kemi dëgjuar për fotot kur fëmijët bëhen “blur” që imazhi të mos shfaqet, por editimi i një fëmije tjetër në një foto është i panevojshëm dhe mbi të gjitha, pa një shpjegim të mundshëm logjik [?]
Fotot u postuan për herë të parë në llogarinë e Kim Kardashian në natën e Vitit të Ri 2021. Nëse i hidhni një sy fotove me shpejtësi, do të shihni vajzën e Kim, Chicago-n ulur me kushërirën e saj True. Por nëse shihni më afër, do të vini re se ndërsa Chicago "përputhet" mirë me pjesën tjetër të imazhit, fytyra e True duket e zymtë dhe e ngjitur… sepse e tillë është. Një TikToker krahasoi fotot dhe veshjet e mëparshme për të nxjerrë përfundimin se në të vërtetë është vajza e Kylie Jenner, Stormi, në foto.
the people have questions @KimKardashian @khloekardashian ?? pic.tëitter.com/6zEV0aLAMx
— ? (@BonGuçi) April 13, 2022
Khloe u përgjigj në Twitter, duke thënë:
“Epo, e dh*eva këtë! Gjithsesi…le të përqendrohemi në diçka tjetër. Emisioni ynë transmetohet pas pak ditësh.”
ëelllppp I fucked this one up. Anyëays….. let’s focus on something else ? Our shoë airs in a feë days ?
— Khloé (@khloekardashian) April 13, 2022
Në reality show-n e parë, “Keeping Up with the Kardashians”, familja shpesh editonte skena për histori (storylines). Kjo mund të jetë e pranueshme, kur bëhet fjalë për show, për t’i mbajtur gjërat interesante etj – Por të editosh foton e një fëmijë? Duke thjesht e pakuptimtë!
Burimi: Glamour