Celebrity

ASAP Rocky tradhton Rihanna-n? Ç’po flitet në internet dhe a duhet besuar?

Shkruar nga Anabel

15 Prill 2022

ASAP Rocky tradhton Rihanna-n? Ç’po flitet në internet dhe a

Disa njerëz janë të bindur se Rihanna dhe ASAP Rocky janë ndarë pas një postimi viral në Twitter që pretendonte se reperi ka tradhtuar Rihanna-n me stilisten e këpucëve Amina Muaddi.

Rrjetet sociale kanë qenë gjithmonë një vend për spekulime dhe thashetheme të ndryshme. Duke pasur parasysh këtë, ekziston mundësia që këto të jenë akuza të pabaza.

ASAP Rocky tradhton Rihanna-n? Ç’po flitet në internet dhe a

Lajmet për tradhtinë e ASAP Rocky-t nisën kur Kurrco, një faqe online postoi lajme në lidhje me të. Në Twitter shkruhej: “Rihanna dhe ASAP Rocky supozohet se janë ndarë, me sa duket Rihanna u nda me të pasi e kapi duke e tradhtuar me stilisten e këpucëve të Fenty, Amina Muaddi”.

Postimet në rrjete sociale pretendojnë se Rihanna nuk e ndjek më Amina Muaddi-n, por ndërkohë është e paqartë nëse e ka ndjekur ndonjëherë. Përpos kësaj, Rihanna vazhdon të ndjekë ASAP Rocky-n, gjë që mund të nënkuptojë se asgjë e keqe nuk ka ndodhur me marrëdhënien e tyre.

Si për ironi, fotoja e fundit e Muaddi-t në Instagram është një foto e Rihanna-s që ka veshur këpucët e saj.

ASAP Rocky tradhton Rihanna-n? Ç’po flitet në internet dhe a

Amina Muaddi ka ndjekur Institutin Europian të Dizajnit dhe ka punuar si stiliste për L’Uomo Vogue dhe GQ, që e kanë ndihmuar të kuptojë më mirë botën e modës. Pas suksesit në Itali, duke u shndërruar në një nga dizajneret e preferuara të figurave të njohura, Amina u zhvendos në Paris dhe nisi linjën e saj të këpucëve. Brenda pak kohësh, marka e saj u përqafua nga emra si Rihanna që e ndihmuan Muaddi-n të vendosej në qendër të vëmendjes dhe ka bashkëpunuar me brandin e Rihanna-s, Fenty. Krijimet e saj janë veshur edhe nga Kendell Jenner, Dua Lipa, Beyoncé, Kylie Jenner etj.

ASAP Rocky tradhton Rihanna-n? Ç’po flitet në internet dhe a

A duhet besuar thashethemi? Për momentin, jo. Ne jetojmë në një botë ku spekulimet nisin nga një postim në Twitter. Thashethemi ka shkaktuar reagime të ndryshme në internet, përfshirë edhe meme ku në qendër është, sigurisht, Drake.