Redaktori i modës, Louis Pisano ka kërkuar falje publike për fillimin e një thashethemi se A$AP Rocky dhe Rihanna u ndanë për shkak të tradhtisë.
Influencuesi i rrjeteve sociale, i cili identifikohet me përemrat "ata/e tyre", pretendoi se çifti u nda, pasi reperi tradhtoi këngëtaren me stilisten e këpuëce Amina Muaddi.
“Mbrëmë mora një vendim budalla për të postuar disa informacione që kisha marrë”, shkroi Pisano të premten.
— LOUIS (@LOUIS_via_ROMA) April 15, 2022
“Unë nuk do të flas për burime, nuk do të fajësoj të tjerët për një diskutim që filloi, etj, sepse në fund të ditës mora vendimin për ta shkruar atë postim, që mban emrin tim."
Ai shton:
“Unë do të doja t'u kërkoja falje zyrtarisht të gjitha palëve që përfshiva në veprimet e mia dhe për postimet e mia të pamatura në Twitter. Nuk kam asnjë justifikim për këtë, kam qenë shumë i përfshirë në dramën e krijuar.”

Thashethemet u shpërndanë para pak ditësh, pasi Pisano shkroi në një postim të fshirë që atëherë, "Rihanna u nda me ASAP, pasi e kapi atë duke e tradhtuar me stilisten e këpucëve Amina Muaddi".
Muaddi reagoi në një postim në Instagram, ndërsa përfaqësuesit e Rocky dhe Rihanna-s kanë refuzuar të komentojnë.
Burimi: Page Six