Social Buzz

Kjo hile make up-i ju ndryshon komplet mollëzat në 30 sekonda

Shkruar nga Anabel

20 Prill 2022

Kjo hile make up-i ju ndryshon komplet mollëzat në 30 sekonda

Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme tek të bërit grim, përveç hileve dhe sekreteve që ta lehtësojnë shumë punën! Që kur doli si trend, ne vazhdojmë të përpiqemi të shtunave mbrëma për të bërë konturimin perfekt, që mollëzat të na duken të kërcyera dhe fytyra të marri prerjet që kemi në mendje. Rezultati s'është gjithmonë ai i dëshiruari sepse ndodh që diku gabojmë. 

Kjo hile make up-i ju ndryshon komplet mollëzat në 30 sekonda

Falë Zotit, ekziston TikTok-u dhe njerëz që dinë hile, shumë hile! Kjo që do të shihni në vijim, do t'ju ndihmojë të konturoni mollëzat për më pak se 30 sekonda me 0 gabime. Siç e shihni në video, hapi i parë është të vendosni një letër në formë ngjitëse nga goja drejt mesit të fytyrës. Më tej merrni konturin dhe me një vijë të hollë, duke ndjekur ngjitësin që vendosët, aplikojeni. 

Hapi i radhës është furça dhe sfumimi i plotë, për të vijuar më pas me bazën e make up-it, pak rimel dhe jeni gati! Në vend të lapsit të buzëve, tani në çantë do mbani një kontur për ta riaplikuar sa herë që lodhja e ditës refektohet në grimin tonë.

Kjo hile make up-i ju ndryshon komplet mollëzat në 30 sekonda

Burimi: Pop Sugar