Gjatë një interviste pune, adrenalina dhe nervat janë në nivele më të larta se normalja, prandaj është shumë e rëndësishme të parapërgatitemi. Në një rast ideal, interpretimi i mirë i eksperiencave dhe aftësive tuaja do t'ju ndihmonin për një përgjigje pozitive në fund, por ç'duhet të keni parasysh për ta arritur këtë? Ka 3 këshilla që duhet t'i vini në zbatim para çdo interviste pune.
1. Përgatituni para me pyetje të targetuara që tregojnë se e keni bërë kërkimin paraprak rreth kompanisë, por përpiquni të mos bëni kritika.
Kur vjen momenti i "a keni ndonjë pyetje", mos u përgjigjni me jo. Tregojini se dini diçka rreth kompanisë përmes një pyetjeje të zgjuar që mund ta keni menduar më herët. Duke bërë këtë, ju i tregoni intervistuesit që keni treguar interes, keni eksperiencë me intervistat e punës dhe dini si të silleni. Kini parasysh që lloji i pyetjes që bëni mund të tregojë shumë për ju.
2. Falenderojini njerëzit duke i thirrur në emër dhe shihini drejt e në sy.
Eshtë një mënyrë shumë e mirë dhe e rëndësishme për t'i treguar të tjerëve profesionalizmin tuaj. Duke i thirrur njerëzit në emër, i bëni të ndihen më të rëndësishëm dhe të respektuar. Duke i bërë të ndihen më mirë, e gjithë biseda do të jetë më e butë dhe përshtypjet në fund më të mira.
Burimi: Huffington Post