Shumë marrëdhënie ndryshuan në “Big Brother VIP” gjatë dhe pas reality show-t. Koha kur Arjola Demiri qante për largimin e Fifit nga BBV (fotoja që u bë meme në rrjete sociale) i përket të kaluarës.
Gjatë një loje në rubrikën “Hëna apo Dielli” në “E diell”, Monika Lubonja i bëri një rreng në telefon Fifit duke i thënë se ishte e habitur që ajo kishte folur mbrapa krahëve për të. Pasi i tha se po bënte shaka, Fifi në një moment përmend se “kishte shumë njerëz të padëshiruar në ditëlindjen e saj (Monikës)”.
E pyetur nga Nevina se për cilën njerëz bëhet fjalë, Fifi u shpreh: “Një njeri që më ka bërë bllok në Instagram është Arjola, kështu që... (qesh)”.
Marrëdhënia e Arjolës me Fifin u duk se nuk ishte më si më parë kur Fifi mbështeti publikisht Donaldin.