Celebrity

Si Gigi Hadid përhapi zërat se Rihanna pret jo një, por dy fëmijë!

Shkruar nga Anabel

25 Prill 2022

Si Gigi Hadid përhapi zërat se Rihanna pret jo një, por dy
 
Ditën e sotme, në internet qarkulloi me shpejtësi lajmi se "Rihanna është në pritje të binjakëve". E gjitha nisi nga një koment i Gigi Hadid, nën një foto të këngëtares:

"3 ëngjëj", shoqëruar me emoji. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Sigurisht, komentet pasuese ishin: "Mos do të thuash se ka binjakë?", "Na ka shpëtuar diçka që s'e dimë?" etj
 
Ndërsa thashethemi po përhapej me shpejtësi, Hadid u përpoq të sqaronte njerëzit me një koment të dytë:

"Tani e mora vesh, çfarë paska ndodhur! Desha të thoja: Rihanna, A$AP Rocky dhe bebushi, hahaha", shkroi ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Comments By Celebs (@commentsbycelebs)

Kjo nuk është hera e parë që shtatzënia apo lidhja e Rihanna-s shoqërohet me zëra që nisin si thashetheme dhe përfundojnë duke u bërë *tema e ditës*. Pak ditë më parë, të gjithë flisnin se si Rocky kishte tradhtuar Rihanna-s me stilisten e këpucëve, Amina Muaddi, derisa kjo e fundit përgënjeshtroi "lajmin".

Burimi: US Magazine