Social Buzz

Gjëja e parë që bëjnë sapo zgjohen ekspertët e produktivitetit

Shkruar nga Anabel

28 Prill 2022

Gjëja e parë që bëjnë sapo zgjohen ekspertët e

Doni të dini si e fillojnë ditët ekspertët e të qënit produktivë? 

1.

"Unë pi një gotë me ujë të ftohtë. Çdo mëngjes e nis ditën me një gotë me ujë dhe akull. Kjo më ndihmon të rihidratohem pas 7-9 orësh që nuk kam konsumuar asgjë. Uji i ftohtë më ndihmon të zgjohem më shpejt dhe përshpjeton metabolizmin tim duke e pastruar nga toksinat. Pastaj mund të vazhdoni lirisht me kafen dhe mëngjesin."

2.

"Bëj ushtrime për frymëmarrjen që më ndihmojnë me përqëndrimin. Meditimi dhe ushtrimet e frymëmarrjes më ndihmojnë të jem më produktiv gjatë ditës. Jo vetëm kaq, por i shoh gjërat edhe më pozitivisht. Frymëmarrja e bërë siç duhet është shumë më e rëndësishme nga sa mendoni pasi ju qetëson, çliron dhe përqëndron në detyrat tuaja."

3.

"Unë meditoj, pastaj i hedh një sy axhendës. Meditoj dhe shoh gazetën çdo mëngjes para se të filloj punën. Kjo më ndihmon të përgatitem për ditën që më pret. Pas kësaj, filloj merrem me axhendën time dhe gjithë gjërat që kam për të bërë atë ditë. Bëj një listë të vogël dhe përpiqem t'i qëndroj strikt, duke u bërë rrjedhimisht edhe më produktiv."

4.

"Shkruaj objektivat e mia të përditshme. Pastaj ato të javës dhe më pas të muajit. Eshtë një ritual interesant që të bën më produktiv dhe s'është i lodhshëm. Të ndihmon t'i bësh gjërat me qejf, pasion dhe nuk e ndjen lodhjen."

5.

"Bëj diçka që më pëlqen para se të nis punën. Për shumë vite me radhë kam bërë gjëra që më pëlqejnë para se të nis punën. Luaj lojrat që më pëlqejnë, kërcej ose formoj puzzle. Pastaj pi kafe, dëgjoj radio/podcasts ose shoh pak nga seriali i preferuar."

Burimi: Huffington Post