
Fytyrë e njohur? Nëse keni TikTok, me siguri që po. Nëse nuk keni, dyshojmë se e njihni.
Burri në foto është Louis Theroux. Ai është një regjisor dhe autor britaniko-amerikan. Ka marrë dy çmime televizive të Akademisë Britanike dhe një Çmim Televizioni nga Shoqëria Mbretërore e Televizionit.
Me siguri, gjëja e fundit me të cilën mund ta imagjinoni Theroux do ishte duke bërë një freestyle ose këngë rap. Do surprizoheni kur të shihni se Louis jo vetëm që bën rap, por di ta bëjë edhe shumë mirë.
"My money don't jiggle jiggle, it folds" - është për momentin "himni i TikTok".
Tingulli vjen nga një nga seritë e "Chicken Shop Date with Amelia Dimoldenberg", në të cilën Dimoldenberg sjell njerëz të famshëm në një restorant pulash të skuqura në Angli dhe u bën pyetje. Të ftuar të shquar përfshijnë Finneas, Jack Harloë, Charli XCX dhe natyrisht, Louis Theroux. Në klipin viral, Theroux reflekton në kohën kur ai shkroi një rap origjinal për një episod të dokumentarit të tij, "Weird Weekends" të Louis Theroux, në 2000.
TikTok-u origjinal ka mbi 4,5 milionë pëlqime dhe mbi 31,1 milionë shikime, dhe tingulli është rishpërndarë në mbi 579,000 video në aplikacion.
Gati të fiksoheni dhe ju? Dëgjojeni këtu.
Bustimi: Bustle