Celebrity

Baby shower i Rihanna-s dhe A$AP Rocky: ‘Festë, drita dhe *shumë* ngjyra’

Shkruar nga Anabel

29 Prill 2022

Baby shower i Rihanna-s dhe A$AP Rocky: ‘Festë, drita dhe
Burimi: Google



Sipas raporteve të HipHollywood dhe Entertainment Tonight, çifti Rihanna-A$AP Rocky, festoi për shtatzëninë duke iu bashkuar familjarëve dhe miqve në Barbados, për një “festë me përmasa epike”.

"Rihanna nuk donte një ‘baby-shower’ vetëm për gratë”,  tha një burim për ET, i cili gjithashtu pretendoi se lista e të ftuarve ishte "shumë intime".

Sigurisht, siguria në studion e Hollywood-it ishte e rreptë. HipHollywood raportoi se të ftuarit, duke përfshirë të famshmit, u ndaluan të bënin foto dhe video...por nëse do të kishin bërë, do të kishim parë se tema e natës ishte e frymëzuar nga gjithçka që duket festive dhe e gjallëruar dhe se të ftuarit u udhëzuan të vinin me “veshje me ngjyra neon dhe të ndritshme”.

Një detaj që mund të jetë zbuluar, nëse do t’i besojmë Twitter-it, është se çdo të ftuari ju dha një bluzë e tillë:

Baby shower i Rihanna-s dhe A$AP Rocky: ‘Festë, drita dhe

Baby shower i Rihanna-s dhe A$AP Rocky: ‘Festë, drita dhe

Burimi: Glamour