Instagramming

'Përgatituni për gjyqin': Ç'ndodhi që Fifi shpërtheu ndaj Donaldit?

Shkruar nga Anabel

30 Prill 2022

'Përgatituni për gjyqin': Ç'ndodhi që Fifi

Big Brother mund të ketë mbaruar, por dramat që nisën brenda tij e sigurtë që JO! Dje, gjatë puntatës së parë të programit "Më lër të flas", i moderuar nga binjakët Veshaj, një situatë ka nervozuar keq Fifin, e cila nuk priti fare para se të reagonte. 

Çfarë ndodhi? 

Një nga të ftuarit e mbrëmjes ishte Mozzik, i cili bashkë me Donaldin në një moment hyjnë në shtëpinë e BBV. Ky i fundit, teksa i tregonte reperit ambientet e shtëpisë së famshme, vendos lule fiks në vendin ku Fifi ra pa ndjenja. 

"Ky është vendi ku ra Fifi"- dëgjohet të thotë Donaldi dhe pavarësisht se dukshëm kuptohej që ishte batutë nga ana e tij, Fifi reagoi më shumë se e pakënaqur. 

"Të gjithë e dinë arsyen pse unë kam dalë nga Big Brother ashtu siç dinë se që nga momenti kur kam dal kam refuzuar ta shohë atë skenë. Sot, kur shoh atë lulen në tokë që gjasme "këtu vdiq Fifi", atëherë unë po ju them përgatituni me gjyqin."- dëgjohet të thotë Fifi gjatë një videoje live të bërë menjëherë pas programit.

Nuk dihet nëse këngëtarja ka ndërmend të marrë masa ligjore ndaj Donaldit, apo produksionit, por qartazi skena e luleve në lidhje me diçka kaq delikate për të, s'i ka pëlqyer aspak.