Instagramming

Mërzitja e Fifit me Donaldin, shumë zhurmë për asgjë

Shkruar nga Anabel

30 Prill 2022

Mërzitja e Fifit me Donaldin, shumë zhurmë për asgjë
Photo Courtesy: Top Channel

Nëse në një artikull të mëparshëm lexuat që Fifi ishte tmerrësisht e nxehur me Donaldin aq sa në një video që u bë virale, përmendi fjalën "gjyq", harrojeni. Duket se e gjitha ishte një skenë e sajuar nga aktori i humorit, Donald Veshaj dhe Fifi. 

Pak minuta më parë, Donaldi "reagoi" përmes disa Instastory-sh ku u përpoq të vazhdonte me humor situatën e nisur prej Fifit.

Mërzitja e Fifit me Donaldin, shumë zhurmë për asgjë

"Nuk e kuptoj Fifin, tha që do ndjekë anën ligjore, edhe unë jam gati ta vazhdojë. Po përgatis avokatët e mi."- dëgjohet të thotë Donaldi, kur papritur në video shfaqet Fifi. Kjo e fundit nga ana tjetër ndoqi po të njëjtën linjë në Instastory-n e saj, ku në fund tregoi se pranë saj qëndronte Donaldi.

Morali i fabulës?

S'ka gjyqe, as sherre dhe as një Fifi të pakënaqur (fatmirësisht). Dyshja thjesht po përpiqen të argëtojnë Instagramin dhe mënyra më e suksesshme u ka rezultuar të jenë dramat që kanë sherre brenda!