
Emri: Më lër të flas
Lloji: Program televiziv
Protagonistët: Romeo Veshaj, Donald Veshaj dhe Bora Zemani
Shumë i qartë gjithë informacioni paraprak. Tani më thuaj diçka më tepër. Nisi “Më lër të flas” në Top Channel, programi i binjakëve Veshaj me të ftuar specialë Lori Hoxhën, Ledion Liçon dhe Mozzik.
Interesant. Si ishte emisioni? Emisioni qëndronte pak a shumë në ujërat e programeve të ngjashme që kanë bërë më parë vëllezërit Veshaj, por këtë herë vendosur në një tjetër televizion, në skenë ndryshe që ishte frymëzuar nga Super Bowl Halftime Show 2022. Pra, me të ftuar VIP, lojëra, intervista, batuta, performanca në studio dhe skeçe.

Duket interesant. Ashtu ishte. Sigurisht që e mira nuk ka fund dhe gjithmonë ka vend për përmirësim, por bazuar në komente online dhe në një sondazh të Anabel, komentet janë përgjithësisht pozitive. Nga ata që e kanë parë, në sondazhin e Anabel, 17% votuan “Super, më pëlqen shumë”, 27% votuan “Mirë duket, jo ndonjë gjë wow, por ka potencial”, ndërsa 24% “nuk iu ngjiti”. 32% nuk e panë.
U fol për “Big Brother VIP” besoj. Po, u përmendën sytë e Monikës, fitorja e Ilirit, rrëzimi i Fifit, gjurmët e Ariolës, Dagzi e kështu me radhë. Sigurisht edhe Bora.
Po mirë që “Big Brother VIP” dhe dinamikat e tij do të ishin pjesë e emisionit të parë të programit kjo ishte e sigurt si një dhe një bëjnë dy. Publiku e dinte këtë. Madje le të themi, publiku e priste.
Qëndron. Po Bora kur u përmend? Do ishte më mirë që të të thoja kur nuk u përmend. Kursejmë kohë.
Hë, nuk po tallem. Më thuaj. E gjitha nisi me Donaldin dhe Romeon që imitonin skenën e puthjes së famshme të Donaldit me Borën. Publiku brohoriste “puthe”.

Ah, epo mirë. Ja vetëm kaq. Prit. Gjatë një loje, Romeo pyet Donaldin “kush puth më mirë, një këngëtare apo një moderatore?”. Ti e di cili profesion i referohet kujt.
Është e qartë. Pyetja ime është që kur puthjet u ndakërkan me profesione?! Nuk e di, nuk i hartoj unë.
Dhe Donaldi u përgjigj si? “Një këngëtare që bëhet moderatore?” Bora ka kënduar më parë.
E mirë, kjo lë vend për interpretim. Besoj që këtu u mbyll, apo [sheh i frikësuar]... Jo. “Prano që kënga e fundit është dedikim për dikë që punon në Top Channel,” i thotë Romeo Donaldit.
Ok, po djersitem tani. Ai tha “po” ma merr mendja. E saktë.
Përfundon këtu? Mos të të gënjejë mendja! U pyet edhe për emrin e vajzës më seksi shqiptare.
Oh, më lejo ta gjej. Bora Zemani? Jo, Bora Muzhaqi.
E tha? Po. Bora...publiku duartroket....Muzhaqi (shton Donaldi)...publiku ia bën “uuuu”.
Mendoj ta mbyllim. Ja edhe pak se mbaruam.
Ka ende?! “Prano që ke tradhtuar në një lidhje,” i thotë Romeo gjatë një loje. Dhe Donaldi thotë, “E di si është kjo situata? Është që duhet t’i marr të gjithë me radhë e t’i them ‘dëgjo se mënyra si ndodhi...’.”
Më thuaj që kaq ishte, të lutem. Ka edhe një.
Oh, sa do durojë kjo zemër! Donaldi pyet Ledionin për moderatoren më të mirë në Top Channel.
Po pse moderatoren? Pse jo një regjisor/e? Pse jo një producent/e? Nuk i hartoj unë pyetjet, ta thashë njëherë. Ledioni tha se Bora Zemanin e sheh në një dritë tjetër në vijim.
Publiku duatrokiti besoj. Domosdo. “Ok, më pëlqen” pohoi Donaldi. Madje u përmend edhe sikur Bora të ishte pjesë e “Më lër të flas” meqë mbaroi “Për’Puthen Prime”. “Publiku do të ishte dakord,” tha Ledioni. Pas duartrokitjes së publikut, Donaldi tha “Me ju jam”.
Ok. Si t’u duk?
Kam rezervat e mia. A do ta shihje puntatën e dytë?
Po, pse jo? Kam vetëm një dilemë. Që është?
Nëse Bora “mungon”në vazhdim ose vazhdon të jetë “e pranishme”, a do të bëhet “Më lër të flas” më shumë apo më pak tërheqës? Pyetje interesante. Si mendon?
S’e di. Kjo ngelet për t’u parë. E vërtetë.
Hej, imagjino çfarë momenti televiziv do të ishte sikur të futej Bora në studio duke thënë “keep my name out yo f*cking mouth”. Ok, bye.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.