Anonim të lutem

12 çuna shqiptarë tregojnë për gjestet e vogla që bëjnë gocat dhe ata i adhurojnë

Shkruar nga Anabel

3 Maj 2022

12 çuna shqiptarë tregojnë për gjestet e vogla që

Dikush përmendi të qeshurën, një tjetër kapjen e flokëve e ndërsa një i tretë përqafimet e papritura. Të pyetur nga Margo – administratorja e Anabel Entertainment në Instagram – në lidhje me gjestet e vogla që bëjnë gocat dhe çunave u duken shumë romantike, ja si u përgjigjën disa prej tyre:

1. Kur i merr gjërat me pozitivitet dhe të qeshur. Më jep hapësirë që të jem vetvetja.

2. Kur para se të hajë, më pyet edhe mua.

3. Kur më përkëdhel mjekrrën, faqet. Kur më puth dhe përqafon.

4. Kur jam duke punuar dhe vjen më puth.

5. Kur kap flokët bisht para seksit.

6. Kur luan me flokët e mi.

7. Kur më përqafon krejt papritur.

8. Kur “më bezdis”. Për shembull jam duke parë diçka në televizor dhe vjen aty “si pykë”.

9. Kur bën ironi.

10. Kur e përqafoj dhe i shndërrisin sytë.

11. Kur më thërret në emër.

12. Kur vjen me vrap drejt meje si pinguin.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.