Style Tips

Nga mëngjesi në darkë: Ç'të vishni për udhëtime, fundjava apo xhiro në qytet gjatë kësaj periudhe

Shkruar nga Anabel

4 Maj 2022

Nga mëngjesi në darkë: Ç'të vishni për
Photo Credits: @THEINDIAEDIT

Jemi në periudhë udhëtimesh, festivalesh, eventesh dhe dielli! Të gjitha këto përkthehen në veshje të rehatshme, praktike dhe stil! Çfarë mund të vishni nëse keni në plan të dilni në mëngjes dhe të ktheheni në shtëpi në mbrëmje?

1. Në udhëtimin e radhës, një fustan kaq të freskët sa ky!

Kombinojeni me një palë sandale dhe mos harroni vathët! Edhe nëse në mbrëmje përfundoni në një bar interesant, kujtojini vetes që keni veshur fustanin shumë-funksional.

Nga mëngjesi në darkë: Ç'të vishni për
Photo Credits: @STYLEIDEALIST

2. Një tjetër veshje po kaq e rehatshme për avion, brunch, Instagram apo zyrë! Fund mëndafshi dhe një pulovër është kombinimi shpëtim. Vishini me të shapka/këpucë të sheshta dhe festoni gjatë gjithë ditës!

Nga mëngjesi në darkë: Ç'të vishni për
Photo Credits: @MONIKH

3. Për fundjavat jashtë qytetit kthehuni tek bazikja.

Nga mëngjesi në darkë: Ç'të vishni për
Photo Credits: @CLAUDIA_BERRESFORD

4. Back in toën! Veshja e punës kur keni lënë paraprakisht një aperitiv pas orarit zyrtar!

Nga mëngjesi në darkë: Ç'të vishni për
Photo Credits:@SYMPHONYOFSILK