
Comments by Celebs, llogaria ikonë e Instagram, e cila ruan të gjitha ndërveprimet gazmore, ironike dhe të çuditshme mes të famshmëve, ka sjellë në vëmendje kësaj radhe një nga komentet e Drake.
Më 4 maj, faqja postoi një bisedë të Drake dhe një komentuesi @lethalshooter, rreth "baballarëve të NBA".
Vieë this post on Instagram
Përdoruesi Ceddo Bo iu përgjigj komentit të Drake me një "diss" për djalin e tij, Adonis Graham.
"Djali yt me siguri luan me *shkrimtarë fantazma," shkroi ai. Komenti ishte një goditje e qartë për thashethemet se reperi nuk i shkruan vetë materialet e tij.
Nga anglishtja "ghost-writer" apo shkrimtar fantazmë, është dikush që shkruan për dikë tjetër, i cili merr edhe autorësinë.
Drake, me emrin @champagnepapi në Instagram, u përgjigj:
"Sapo ndoqa të dashurën tënde sepse ajo është e mjerë dhe ka nevojë për pak emocione në jetën e saj."
Rezulton se Aubrey Graham (emri i plotë i Drake meqë ra fjala) e mbajti fjalën. A i bëri "follow" partneres së komentuesit dhe madje edhe i shkroi në Direct Message, "Jam këtu për ty ma'".


Drake vërtet paska patur kohë të lirë atë ditë!