
Amber Heard vazhdoi dëshminë e saj në gjyqin e së enjtes duke pretenduar se gjithçka ish-bashkëshorti i saj akuzon janë shpifje.
Në ditën e dytë të dëshmisë së saj, Heard tha se abuzimi fizik prej Johnny Depp e përshkallëzoi situatën në çift duke e çuar dyshen në keqtrajtim të njëri-tjetrit.
"Asgjë nga ato çfarë bëja unë nuk e ndalonte atë të më godiste. Asgjë. U përpoqa për më shumë se 1 vit, ndoshta 2, të mos i përgjigjesha fizikisht, verbalisht, vetëm e shihja. U përpoqa të ngrija, të shkoja në një vend tjetër. U përpoqa derisa e sulmova verbalisht. Derisa e kërcënova që nëse do të më godiste sërish unë do të thërrisja policinë."- u shpreh Amber.
Depp ka ngritur një padi ndaj Heard për 50 milionë dollarë për një shkrim të vitit 2018 që ajo bëri për The Washington Post, në të cilin e përshkroi veten si një "figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje". Megjithëse Depp nuk u përmend në artikull, ai pretendon se kjo i kushtoi atij humbjen e roleve shumë të rëndësishme dhe fitimprurëse aktrimi.
Gjatë disa ditëve më parë, ylli i filmave dëshmoi se nuk ka goditur kurrë një grua, duke akuzuar ish-partneren për abuzim verbal dhe fizik. Ndër të tjera ai rrëfeu me detaje edhe një incident të ndodhur në Australi, si pasojë e të cilit Depp mbeti me një gisht pjesërisht të prerë. Të dy kanë mohuar pretendimet e njëri-tjetrit për abuzim.
Heard dhe Depp u takuan në 2009-ën dhe qëndruan të martuar në vitet 2015-2016.
Gjyqi do të vijojë sërish në 16 maj, pas një pushimi të shkurtër.
- Gjithë të dashurat dhe të dashurit e Amber Heard
- Gjyqi për shpifje: Dëshmon Amber Heard
- Gjykata refuzon kërkesën e Amber Heard për të rrëzuar padinë e Johnny Depp
- Jennifer Grey pretendon se ish-i fejuari, Johnny Depp ishte 'xheloz i çmendur dhe paranojak'
- Peticioni për të larguar Amber Heard nga ‘Aquaman 2’ mbledh miliona nënshkrime
- Kush e ndihmoi Amber Heard të shkruante artikullin kundër Johnny Depp? Detaje të reja nga gjyqi
- Videoja virale: A është avokatja e Amber Heard fanse e Johnny Depp?
- Amber Heard ishte e lidhur me Elon Musk kur përpiqej të pajtohej me Johnny Depp, thotë ish-agjenti
- 2 çrregullimet e personalitetit të Amber Heard, sipas psikologes
- Johnny Depp përfundon dëshminë: Ja ç’tha për mesazhet ku shkruante ‘le ta djegim Amber’
- Si arritën deri në gjyq? Shpjegimi për marrëdhënien e Johnny Depp dhe Amber Heard
- Gënjeshtër apo jo? Ç’tha avokatja e Amber Heard që po konsiderohet si ‘mashtrim’
- 23 vite më parë: Reagimi i 'sikletshëm' i Johnny Depp, kur e pyesin për fëmijërinë e tij!
- Vazhdimi i dëshmisë së Johnny Depp: ‘Kam humbur asgjë më pak se gjithçka’
- Dëshmia e Johnny Depp për Amber Heard: ‘Shumë e mirë për të qenë e vërtetë’
- Ç’ka të dyshimtë në veshjen e Amber Heard: Njerëzit thonë se po bën ‘lojëra mendore’
- Gjyqi Depp-Heard: Flet terapistja e ish-çiftit; asistentja tregon detaje tronditëse për aktoren
Burimi: CNN