A$AP Rocky dhe Rihanna janë bashkë që prej 2020-ës dhe së shpejti dyshja presin të bëhen prindër për herë të parë! Njohja e çiftit daton që prej 2013-ës, por për vite me radhë zgjodhën të ishin miq të mirë!
Tani, një video e re ka ngjallur dyshime tek fansat. Sipas tyre, reperi dhe Rihanna janë fejuar para syve tanë! Videoja muzikore e re e Rocky-it, "D.M.B" përfshin këngëtaren në thuajse çdo skenë dhe herë pas herë jep sinjale martese. Rocky që shfaqet me veshje ku lexohet "Marry Me" dhe Rihanna që i përgjigjet me "I Do".
Në fund të videos, dyshja bëjnë ecjen tipike të të sapomartuarëve dhe Riri shfaqet me një vello të kuq dhe lule në duar, teksa ecën krahë për krahë me partnerin e saj.
Nuk dihet nëse skenat janë thjesht rastësi apo videoja simbolizon fillimin e një kapitulli tjetër për çiftin. Asnjëri prej të dyve nuk ka konfirmuar fejesën apo martesën, por në fund të ditës asgjë s'do të ndryshonte për dyshen. Rihanna duket e sigurtë kur thotë se ndjen që pranë tij "do të bënte gjithçka që do t'i dilte para në jetë".
Burimi: Pop Sugar