Johnny Depp dhe Amber Heard po përballen në një gjyq të nivelit të lartë, i cili po ndiqet nga miliona njerëz anembanë botës. Johnny Depp ka paditur Amber Heard për një ese që ajo shkroi në vitin 2018 për Washingon Post ku e përshkroi veten si “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”. Depp i tha gjykatës se ai ka vuajtur për gjashtë vjet për shkak të veprimeve të Heard dhe karriera e tij është dëmtuar.
Çfarë pritet të ndodhë me aktorët pas vendimit të gjykatës? Ja si mendojnë ekspertët e marrëdhënieve me publikun.
“Ky rast duhet të shërbejë si një paralajmërim për njerëzit e profilit të lartë që jetojnë në sytë e publikut: kur vendosni të bëni një akuzë abuzimi, ose të diskutoni jetën tuaj personale në formën e një eseje, një interviste televizive ose bisede me një gazetar, ju rrezikoni të diskutoni publikisht të gjitha llojet e detajeve të shëmtuara private," tha për Guardian Evan Nierman nga Red Banyan, kompani këshillimi për bizneset dhe figurat publike.
Juda Engelmayer në Herald PR tha për Guardian se pa marrë parasysh se cili do të jetë vendimi në këtë rast, Depp i ka dhënë vetes mundësinë për të paraqitur versionin e tij në gjykatën e opinionit publik.
“Ai duhej të tregonte rrëfimin e tij. Ai i argëtoi njerëzit dhe përfundoi duke bërë për vete më shumë njerëz, duke përfshirë audiencën femërore, në anën e tij. Kështu ai fiton, cilido qoftë vendimi, sepse ai dëshiron që bota të shohë se ai është ende i aftë të ketë fansa dhe të prodhojë argëtim."
Engelmayer shton se nga ana tjetër, edhe Heard po shfaqet e fortë, e guximshme dhe pa frikë duke treguar historinë që ajo beson se është e drejtë.
Depp, beson Engelmayer, do ta gjejë ngadalë rrugën drejt filmave, edhe pse ndoshta jo aq sa më parë. Sipas tij, edhe Heard mund të shfaqet nëpër filma.
“Ajo nuk ishte kurrë aq e suksesshme sa Depp, por shumë studio mund të mendojnë se vendosja e saj nëpër filma mund të jetë tërheqëse për gratë dhe për progresistët që mendojnë se ajo ishte e fortë dhe meriton një shans. Ajo do të marrë disa role dhe suksesi i filmave do të tregojë nëse është e aftë t’u dalë për zot.”
- Dëshmia e Amber Heard: 'Asgjë që unë mund të bëja, s'e ndalonte atë të më godiste'
- Gjithë të dashurat dhe të dashurit e Amber Heard
- Gjyqi për shpifje: Dëshmon Amber Heard
- Gjykata refuzon kërkesën e Amber Heard për të rrëzuar padinë e Johnny Depp
- Peticioni për të larguar Amber Heard nga ‘Aquaman 2’ mbledh miliona nënshkrime
- Kush e ndihmoi Amber Heard të shkruante artikullin kundër Johnny Depp? Detaje të reja nga gjyqi
- Videoja virale: A është avokatja e Amber Heard fanse e Johnny Depp?
- Amber Heard ishte e lidhur me Elon Musk kur përpiqej të pajtohej me Johnny Depp, thotë ish-agjenti
- 2 çrregullimet e personalitetit të Amber Heard, sipas psikologes
- Johnny Depp përfundon dëshminë: Ja ç’tha për mesazhet ku shkruante ‘le ta djegim Amber’
- Si arritën deri në gjyq? Shpjegimi për marrëdhënien e Johnny Depp dhe Amber Heard
- Gënjeshtër apo jo? Ç’tha avokatja e Amber Heard që po konsiderohet si ‘mashtrim’
- 23 vite më parë: Reagimi i 'sikletshëm' i Johnny Depp, kur e pyesin për fëmijërinë e tij!
- Vazhdimi i dëshmisë së Johnny Depp: ‘Kam humbur asgjë më pak se gjithçka’
- Dëshmia e Johnny Depp për Amber Heard: ‘Shumë e mirë për të qenë e vërtetë’