
Në intervistën e tij të fundit me Better Homes & Gardens për numrin e tyre të qershorit – Styles po destigmatizon terapinë, duke thënë se perceptimi i tij për praktikën ka ndryshuar me kalimin e viteve.
"Mendova se të shkoje në terapi do të thoshte se je tërësisht 'i thyer'. Doja të mos kisha nevojë për të."
Por qasjet e tij ndaj terapisë filluan të ndryshonin kur ai nisi të shkojë, duke thënë se kjo e lejoi të "hapte dhoma" brenda vetes.
“Mendoj se të pranosh të jetosh, të jesh i lumtur, të lëndohesh - është gjëja më e gjallë që mund të jesh", vazhdoi ai. "Të qeshësh, të qash, nuk ka asnjë mënyrë tjetër për t'u ndjerë më i gjallë se kaq".
Këngëtari u shpreh gjithashtu për turpin që erdhi bashkë me publikun që dinte gjithçka për jetën e tij të dashurisë.
"Për një kohë të gjatë, më dukej sikur e vetmja gjë që ishte e imja ishte jeta ime seksuale. Ndihesha shumë i turpëruar për këtë, turp nga ideja që njerëzit madje e dinin se po bëja seks, e lëre më me kë," shpjegoi. "Por pastaj arrita në një pikë ku pyeta veten 'Pse të ndihem i turpëruar?'. Jam një djalë 26 vjeç, beqar dhe po, unë bëj seks."
Harry thotë gjithashtu se "terapia e ka bërë më të lumtur".
Burimi: In Style