Duhet ta pranojmë: Është shumë e vështirë të jesh e pasur. Ja për shembull, Kendall Jenner nuk di të presë një kastravec.
Twitter-i u tall me mënyrën si modelja e ka pothuajse të pamundur të presë një kastravec. “Kendall Jenner përpjekja për të prerë një kastravec është gjëja më tragjike që kam parë ndonjëherë,” shkroi dikush në Twitter. “Tragjike” u përgjigj Kendall.
tragic! https://t.co/DY2pnbg2vk
— Kendall (@KendallJenner) May 12, 2022
Siç mund ta shihni në video, Kendall, e cila pyet “a nuk kanë fara kastravecët”, e ka të vështirë ta presë me thikë. Shihni pozicionin e duarve! Gjeniale!
Kendall Jenner trying to cut a cucumber has to be the funniest thing I’ve seen all week, it’s hard being rich! pic.twitter.com/TpepDJqlMw
— Mark Young (@itsmarkyoung) May 12, 2022
Patjetër që e ëma, Kris, nuk u ngrit ta ndihmojë Kendall-in që po merrej ndoshta me një nga gjërat më thjeshta për t’u prerë. E dimë që po ndiheni mjeshtra në kuzhinë. Kris thirri kuzhinierin e shtëpisë që ta ndihmojë (dhe ja këtu ne nisim të ndihemi të varfër).