
Një nga tendencat e aksesorëve më të denjë nga vitet e hershme mund të bëhet elementi juaj i prerefuar në veshjet e 2022-shit. Kjo është, natyrisht, falë një frymëzimi të vogël nga Bella Hadid, e cila ka veshur një rrip, nga një prej epokave më të përfolura të modës.
Bella Hadid u shfaq në New York të martën me të dashurin Marc Kalman, e veshur e gjitha me lëkurë. Aksesori më interesant i modeles është pikërisht rripi me togëzën gjigante në formë fluture.

Fiksimi i Hadid me vitet ’00, nga pantallonat me shtat të shkurtër te tangat që duken mbi mbathje – nuk është më një gjë e re.

Dy dekada më parë, rripat e mëdhenj ishin një element kryesor i garderobës, të përdorur rrallë *në fakt* për të mbajtur pantallonat.
Më shpesh, ato fiksoheshin rreth belit dhe ijeve, për ta bërë veshjen të duket më e plotë dhe përtë theksuar format e trupit.
A do rikthehet? Me siguri, po.
Burimi: Bustle