Përmendja e Kate Moss në gjyqin Amber Heard vs Johnny Depp mund të ndikojë shumë në vijim, prandaj jo më kot avokati i Johnny Depp u gëzua kur Amber Heard e përmendi. Ja ç’ndodhi konkretisht dhe pse u festua si një moment fitoreje nga ekipi i Depp.
Gjatë momentit kur po dëshmonte për dhunën e pretenduar të Johnny Depp, Amber Heard përshkroi një përleshje me Depp pasi zbuloi mesazhe me tekst që e shtynë të besonte se ai po e tradhtonte. Heard tha se Depp gjatë zënkës po gjuante motrën e saj, Whitney Heard, e cila sipas saj ishte duke qëndruar në majë të shkallwve. "Unë nuk hezitoj. Nuk pres. Menjëherë më vjen ndërmend Kate Moss dhe shkallët dhe u hodha drejt tij," tha Heard.
Ajo iu referua një thashethemi të paverifikuar se Depp dikur e shtyu Kate Moss poshtë shkallëve kur ata ishin në lidhje në vitet 1990. Kate Moss nuk e ka akuzuar kurrë publikisht Johnny Depp për sjellje të pahijshme dhe në intervista ka folur me dashuri për të.
Kate Moss nuk është në listën e dëshmitarëve, por sipas dokumenteve të verifikuara nga Insider, Depp ka të drejtën të thërrasë “çdo dëshmitar të përmendur” nga Heard dhe “çdo dëshmitar të nevojshëm për përgënjeshtrim ose fajësim”.

Foto: BENAINOUS/DUCLOS/Gamma-Rapho via Getty Images
Duke përmendur pretendimin për Kate Moss, Amber Heard mund të ketë "hapur derën" pa dashje, në gjuhën juridike, për prova të reja për të kundërshtuar versionin e saj të ngjarjeve, tha për Insider një burim pranë çështjes gjyqësore i cili preferoi të mbetej anonim. Avokatët e Depp mund të zgjedhin t'i kërkojnë gjykatës të thërrasë si dëshmitare Kate Moss për t’u dhënë fund thashethemeve.
Arrestimi i Amber Heard për dhunë në familje mund të bëhet pjesë e çështjes. Heard u arrestua për akuzë për dhunë në familje në vitin 2009 e akuzuar se goditi ish-të dashurën, Tasya van Ree. Akuzat më vonë u hodhën poshtë dhe van Ree deklaroi se incidenti u keqinterpretua. Përmendja e Kate Moss, mund t’i bëjë avokatët e Johnny Depp që të bindin gjykatën që t’i lejojë t’i bëjnë pyetje për ish-të dashurën e Amber Heard.

Foto: Dario Cantatore/Getty Images
Christa Ramey, një bashkëthemeluese e firmës së çështjeve civile në Los Anxhelos, Ramey Law PC, tha për Insider se përmendja e Kate Moss dukej e qëllimshme dhe mund të ketë qenë kundër dëshirave të ekipit ligjor të Heard. "Ndonjëherë, kam pasur klientë që mendojnë se janë më të zgjuar se unë. Mendoj që avokatët e saj nuk donin që ajo ta thoshte këtë."
Marrëdhëniet e kaluara të Depp-it mund të bëhen pjesë e gjyqit. Ekipi i tij ligjor mund të dojë të thërrasë Kate Moss dhe ish-të dashurat e tjera për të dhënë komente për sjelljen e tij. Ish-partneret e tjera kanë thënë se Depp ishte një i dashur i mirë. Vanessa Paradis dhe Winona Ryder, shkruan deklarata mbështetjeje gjatë padisë së Johnny Depp për shpifje kundër tabloidit në Mbretërinë e Bashkuar, The Sun, i cili e etiketoi atë si “rrahës i gruas”.

Foto: Bertrand Rindoff Petroff/Getty Images
Paradis, e cila ishte në lidhje me Depp për 14 vjet dhe është nënë e dy fëmijëve të tij, tha se Depp "nuk ishte kurrë i dhunshëm apo abuziv me mua" dhe se ajo e kishte njohur gjithmonë si një "person jo të dhunshëm". “Kam parë që këto deklarata skandaloze kanë qenë vërtet shqetësuese dhe kanë shkaktuar dëme në karrierën e tij sepse fatkeqësisht njerëzit kanë vazhduar t'i besojnë këto fakte të rreme,” shkroi Paradis.

Foto: Barry King/WireImage/Getty Images
Winona Ryder shkroi se ishte "absolutisht e tronditur, e hutuar dhe e mërzitur" kur dëgjoi për akuzat e Heard, sepse Depp nuk ishte kurrë i dhunshëm ose abuziv gjatë marrëdhënies së tyre, e cila zgjati katër vjet gjatë fundit të viteve '80 dhe fillimit të viteve '90.
“Nuk dua të quaj askënd gënjeshtar, por nga përvoja ime me Johnny-n, është e pamundur të besohet se akuza të tilla të tmerrshme janë të vërteta,” tha Ryder.
Më 16 maj, Amber Heard do të duhet të përballet me marrjen në pyetje nga pala kundështare.
- A është Amber Heard frymëzimi për këtë filter në Snapchat?
- Sa të vërteta janë zërat se Johnny Depp është në një lidhje me avokaten e tij?
- Johnny Depp vs Amber Heard: Ja ç’mund të ndodhë me ta, pavarësisht vendimit të gjykatës
- Dëshmia e Amber Heard: 'Asgjë që unë mund të bëja, s'e ndalonte atë të më godiste'
- Gjithë të dashurat dhe të dashurit e Amber Heard
- Gjykata refuzon kërkesën e Amber Heard për të rrëzuar padinë e Johnny Depp