Një nga këngët më të përfolura të këtij Eurovision-i, brenda dhe jashtë vendit, ka qenë pikërisht kënga "Sekret", përfaqësuese e Shqipërisë nga Ronela Hajati.
E kritikuar, e pëlqyer, e klikuar - kënga mori shpejt vëmendje në Europë, por fatkeqësisht nuk u kualifikua në finale.
Megjithatë, "Sekret" pati fitoret e saj (jo dhe aq) të vogla në Eurovision.
Kënga është videoja e dytë më e klikuar pas gjysmëfinales së parë.
Në YouTube, është #trending në disa shtete, ndër të cilat në vende si Greqia, Gjermania, Austria etj, mban vendin e dytë apo të tretë.
Vieë this post on Instagram
Edhe në Instagram, kënga është videoja e dytë më e klikuar dhe me më shumë angazhim online (engagement - metrikë Instagrami që mat aktivitetine përdoruesve në një postim të caktuar).
Gjatë gjysmëfinales, kënga u bë #trending edhe në Twitter, ku njerëzit përmes meme-ve, por jo vetëm - shprehën zhgënjimin për skualifikimin e këngës nga finalja.
Gjatë 3 orëve të live show-it të natës së parë në Eurovision, fjala #Albania u përdor në mbi 31 mijë tweets (postime në Twitter), duke u renditur në vendin e 8 në mbarë botën.
Të tjera arritje:
Vieë this post on Instagram
Mbi të gjitha, njerëzit po e pëlqejnë, këndojnë e kërcejnë këngën dhe edhe kaq mund të mjaftojë si "fitore" për një artist.