Showbiz dhe TV

Aurela Gaçe zbulon disa detaje për rolin e saj në “Luli & Goni Lemes”

Shkruar nga Anabel

1 Mars 2025

Aurela Gaçe zbulon disa detaje për rolin e saj në “Luli

Aurela Gaçe ka zbuluar disa detaje të paditura deri më tani për rolin e saj në filmin “Luli & Goni Lemes”, që do të publikohet në prill të këtij viti.

E intervistuar në Uëtëfë show, nga Andale Media, Aurela nisi të shpjegonte si fillim se nuk e kishte pranuar menjëherë rolin e saj për këtë film:

“Nuk e pranova menjëherë [rolin] për shkak të angazhimeve të mëdha që kam. Por, më pëlqeu shumë kur e lexova skenarin. Klaudia Brahimaj faleminderit që më pe.”

Më pas ajo shpjegoi disa detaje të reja për rolin e saj në film, atë të mamasë autoritare që është e fiksuar dhe do të bëjë çdo gjë për të birin e saj:

“Më pëlqeu [roli] sepse jam në zonën time aty. Bëhet fjalë për një histori shqiptare, por që këtë radhë ndodh në Vlorë. Mami në film nuk do thosha që është thjesht autoritare, [asaj] i pëlqen vetja, është pak llafazane dhe [është] si shumica e mamave tona.”

Për procesin e punës me gjithë kastin e aktorëve, Aurela u shpreh tejet pozitive, duke përmbyllur me humorin e saj të përhershëm:

“Jemi në kast një katërshe vërtet shumë e bukur. Edhe në xhirime kemi kaluar shumë mirë bashkë. Asnjëri nga ne nuk ka pasur asnjë problem me njëri-tjetrin. Unë nuk e dija që aktorët ziheshin dhe më kanë thënë që jemi një nga kastet e vetme që nuk qenkemi zënë.”

Intervistën e plotë me Aurela Gaçen e gjeni në videon e mëposhtme: