Showbiz dhe TV

Video: Bora dhe Donaldi shihen pranë njëri-tjetrit

Shkruar nga Anabel

17 Maj 2022

Video: Bora dhe Donaldi shihen pranë njëri-tjetrit

Nga “për momentin ka asgjë” në “për momentin mund të ketë diçka” shumë shpejt! Bora dhe Donaldi janë shfaqur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Siç mund ta shihni në videon në vijim, ata ishin të pranishëm në sfilatën “Call Me Zote” të dizajnerit Valdrin Sahitit. Në video, Bora dhe Donaldi duken që po flasin dhe ai i ndez një cigare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MEDIA TV KS (@mtvks)

Kjo shënon daljen e parë publike që pas gjithë “rrëmujës” së krijuar para dhe pas “Big Brother VIP”. Videoja lë vend për interpretime, por nuk konfirmon një ribashkim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ?? (@_donald_veshaj_)

Në fillim të prillit, Donaldi, pas një heshtjeje të gjatë, foli për ndarjen me Beatrix, humbjen e Borës dhe dëshirën e tij për t’u ribashkuar me këtë të fundit. Një javë më vonë, Bora reagoi duke thënë se “për momentin nuk ka asgjë”. Gjërat mund të kenë ndryshuar. Kush e di!