
Siç e do tradita, Ukraina është vendi ku pritet të organizohet Eurovision pasi u shpall fituese e festivalit të vitit 2022. Transmetuesit ukrainas Suspilne (UA:PBC) do t’i ofrohet propozimi i parë. Mirëpo në kushtet e luftës, kjo mbetet me pikëpyetje. Në rast se është e pamundur, cilat shtete mund ta organizojnë në vend të Ukrainës?
Mbretëria e bashkuar
Ka ndodhur më parë që kur vendi fitues ka refuzuar të organizojë Eurovision, vendi i dytë ka zhvilluar spektaklin. Sam Ryder i Mbretërisë së Bashkuar u rendit i dyti këtë vit, kështu që Mbretëria e Bashkuar është një opsion.
Spanja
La Vanguardia raporton se transmetuesi spanjoll Radiotelevisión Española (RTVE) ka ofruar të organizojë Eurovision 2023 në Spanjë.
Polonia
Polonia është një nga aleatët më të ngushtë të Ukrainës gjatë luftës, kështu që disa media raportojnë se Telewizja Polska (TVP) ka shprehur interes për të organizuar Eurovision 2023 nëse është e pamundur të zhvillohet në Ukrainë.
Suedia
Autoritetet suedeze gjithashtu duket se janë të hapura për të mirëpritur Eurovision 2023.
(Sërish) Italia
Kryebashkiaku Stefano Lo Russo propozoi Torinon si një mikpritës të mundshëm, duke deklaruar se qyteti është gati të mirëpresë përsëri Eurovision vitin e ardhshëm nëse Ukraina nuk do të jetë në gjendje të organizojë festivalin.