Kim Kardashian dhe Pete Davidson mund të jenë duke shijuar periudhën më të mirë të jetës, por dikush mendon se romanca e tyre ka të ngjarë të mos zgjasë!
Shkrimtarja amerikane Martha Steëart, u pyet në lidhje me çiftin dhe nuk vonoi të jepte përgjigje, ndonëse s'ishte përgjigja që mund të prisnin të gjithë. Sipas Steëart, lidhja mes Kim-it dhe Pete nuk do të zgjasë!
"Ata janë të lezetshëm, duken shumë bukur bashkë. Duket gjithashtu sikur bëjnë qejf me njëri-tjetrin."- filloi Martha për të vazhduar më tej me pjesën tjetër..
"Jo jo, nuk mendoj fare se do të zgjasë si lidhje. Sigurisht që jo!" - përfundoi ajo duke thënë se nuk e ka idenë sa serioze është raporti mes tyre.
Nuk e dimë ku ka jetuar Martha gjatë kësaj kohe, por le ta përditësojmë. Kim dhe Pete janë bashkë që prej tetorit, që do të thotë plot 7 muaj. Pete ka bërë deri tani mjaftueshëm tatuazhe dedikuar 41-vjeçares dhe mbi të gjitha, Kim ndihet në paqe.
"Unë s'jam lloji i vajzës që lidhem dhe shpenzoj kohë me dikë nëse nuk më pëlqen shumë shumë. Patjetër që dua kohën time derisa të arrij këtu, por jam shumë e lumtur për momentin. Jam në paqe.
Burimi: Cosmopolitan