Celebrity

Njerëzit mbrojnë Lily-Rose pas komenteve me gjuhë urrejtjeje

Shkruar nga Anabel

17 Maj 2022

Njerëzit mbrojnë Lily-Rose pas komenteve me gjuhë urrejtjeje

Përdoruesit e rrjeteve sociale janë hedhur në mbrojtje të Lily-Rose Depp pas shumë komenteve me gjuhë urrejtjeje nga fansat e atë atit, Johnny Depp.

Vajza 22-vjeçare e Johnny Depp, i cili aktualisht është përfshirë në një betejë gjyqësore me ish-bashkëshorten Amber Heard, nuk ka postuar në rrjete sociale që nga fillimi i gjyqit më 11 prill.

Fansat e aktorit të "Pirates of the Caribbean" kërkuan që ajo të thyente heshtjen dhe të fliste për të atin. “Ajo nuk ju ka borxh asgjë dhe nuk ka nevojë të bëjë asgjë. Mjaft e ngacmuat,” shkruan njerëz të tjerë nëpër komente.

“Ne e dimë që përkrahni të atin, por Johnny nuk do donte që të sulmonit vajzën e tij. Lëreni të qetë. Ajo nuk ka bërë asgjë për të merituar këtë sulm. Bëhuni njerëz më të mirë,” shkruan një tjetër.

Pavarësisht se nuk ka postuar kohët e fundit, Lily-Rose ka mbështetur më parë Johnny-n në një postim në Instagram në vitin 2016.

“Babai im është personi më i ëmbël, më i dashur që njoh, ai nuk ka qenë gjë tjetër veçse një baba i mrekullueshëm për mua dhe vëllain tim të vogël, dhe të gjithë ata që e njohin do të thoshin të njëjtën gjë,” shkroi ajo në një foto, e cila është fshirë.