Gjyqi Depp-Heard sa vjen dhe bëhet më interesant, duke e bërë internetin që të vlojë nga mendimet, kritikat, pëlqimet, memet dhe thashethemet. Rishtazi, të gjithë kanë vënë re se Johnny nuk ka bërë asnjë kontakt sy më sy me ish-gruan e tij, Amber Heard dhe fatmirësisht, përgjigjen e dha Camille Vasquez.
“Mirëmëngjes znj. Heard”, - nisi ajo të zgjidhte enigmën, - “z. Depp nuk ju ka parë kurrë gjatë gjithë gjyqit, apo jo?”. *Të gjithë sytë te Camille*.
Amber ndezi mikrofonin dhe tha: “Me sa kam vënë re, jo”. *Suspancë*.
- Ju e keni parë shumë herë, apo jo?” *Camille kjo*.
- Po, e kam parë. *Amber, sigurisht*.
- Ju e dini shumë mirë pse z. Depp nuk ju sheh në sy, apo jo? – pyeti Camille.
- E di, - u përgjigj Amber.
- Ai ju ka premtuar se nuk do ia shihni më sytë, është e vërtetë? – pyeti Camille dhe ne e dimë se ç’po mendon! *Z. Depp është një burrë i fjalës!*.
- S’e mbaj mend ta ketë thënë këtë, - u kundërpërgjigj Amber.
Dhe këtu, Camille nxorri asin nën mëngë: një kasetë të regjistruar ku Johnny thoshte: “Nuk jam asgjë për ty dhe nuk do të jem kurrë asgjë për ty! Nuk do ta shohim më kurrë njëri-tjetrin. Nuk do t’i shohësh më kurrë sytë e mi!”.
Kjo pra ishte arsyeja. Faleminderit Camille!
Artikuj të rekomanduar:
- Njerëzit mbrojnë Lily-Rose pas komenteve me gjuhë urrejtjeje
- Në dëshminë e radhës, Amber Heard tregon sesi Johnny Depp e dhunoi gjatë muajit të mjaltit
- Çfarë ndodh me Amber Heard nëse Johnny Depp fiton gjyqin?
- Po tani? Si Amber Heard mund t’ia ketë 'futur’ vetes duke përmendur Kate Moss, sipas ekspertëve
- A është Amber Heard frymëzimi për këtë filter në Snapchat?
- Sa të vërteta janë zërat se Johnny Depp është në një lidhje me avokaten e tij?