Fitness

Lori Harvey nuk mban sekrete dhe shpjegon me detaje çfarë bën për këto muskuj barku që shihni!

Shkruar nga Anabel

17 Maj 2022

Lori Harvey nuk mban sekrete dhe shpjegon me detaje çfarë bën
Photo Credits: GAMR / BACKGRID

Ju kujtohet muskujt e Lori Harvey?

Lori Harvey nuk mban sekrete dhe shpjegon me detaje çfarë bën
Photo Credits: Pop Sugar

Në një intervistë virale në tapetin e kuq, Lori Harvey zbuloi se fiziku i saj i tonifikuar ishte rezultat i Pilates dhe se kjo është diçka që ajo madje ua rekomandon miqve të saj, si Normani.

Shumica e të famshëmve do ta linin me kaq. Por Harvey u tregua bujare dhe në fakt u dha ndjekësve të saj më shumë detaje.

Në një video në TikTok, Harvey zbuloi se kur filloi të dilte për herë të parë me të dashurin Michael B. Jordan, ajo shtoi 7 kilogramë:

"Ishte e tmerrshme, asnjë nga rrobat e mia nuk më bënte. Kam filluar të bëj Pilates vazhdimisht për një vit, e kam bërë për disa vite, por kam qenë më e qëndrueshme vitin e fundit. Kur po përpiqesha të humbisja peshë, përpiqesha të stërvitesha pesë deri në gjashtë herë në javë,” shpjegoi Harvey. "Për një muaj, e kam bërë edhe dy herë në ditë".

Megjithatë, çelësi i vërtetë i humbjes së saj në peshë? Mbajtja e një deficiti kalorish dhe futja e kardios në rutinën e saj të stërvitjes.

“Unë konsumoja maksimumi rreth 1200 kalori në ditë,” rrëfeu ajo. "Nuk kisha në një dietë specifike, thjesht po përpiqesha të konsumoja mish dhe perime dhe karbohidrate minimale."

Po për kardio?

"Kisha një stërvitje me interval sprint që do të bëja, 30 minuta."

Thjesht zgjidhni një lloj kardioje dhe bëjeni, sepse vetëm me Pilates nuk do të humbisni peshë. Pilates, ama, do t'ju japë muskuj.

Burimi: Beauty Crew