Në prezantimin e Saturday Night Live këtë fundjavë, Selena Gomez në një moment imiton miken e saj dhe yllin e pop-it, Miley Cyrus.
Këngëtarja dhe aktorja bëri debutimin e saj në SNL në14 maj, së bashku me Post Malone, i cili u shfaq si i ftuari muzikor i episodit.
Gjatë monologut të hapjes, Gomez shpjegoi se ajo u rrit duke parë skeçet Saturday Night Live çdo javë me nënën e saj dhe se si "ky ishte një moment i rëndësishëm për të".
Ajo më pas vazhdoi të tregojë se si filloi të aktrojë kur ishte shtatë vjeç dhe se ka qenë "me fat që të punojë me disa ikona të Hollywood-it", duke përfshirë kolegët e saj në "Only Murders In The Building", Steve Martin dhe Martin Short.
Në një moment tjetër gjatë hapjes, Selena tha se i kërkoi një prej "shoqeve të saj më të vjetra", Miley Cyrus, për këshilla pasi këngëtarja e "Plastic Hearts" e ka prezantuar shfaqjen në disa raste. Gomez më pas tregon, me një zë thuajse identik me të Cyrus, se si ajo i ka thënë "të jetë vetvetja" dhe "t'ia kalojë mirë".
Më poshtë mund të ndiqni monologun hapës të Gomez: