Celebrity Style

Dizajneri i fustanit të Marilyn Monroe e quan 'gabim të madh' që Kim u shfaq e veshur me të

Shkruar nga Anabel

19 Maj 2022

Dizajneri i fustanit të Marilyn Monroe e quan 'gabim të
Photo Credit: Cindy Ord/MG22/The Met Museum/Vogue

Bob Mackie, dizajneri që krijoi fustanin që dikur u vesh nga  Marilyn Monroe i bashkohet mendimit të atyre që thonë se ishte "një gabim trashanik" që Kim Kardashian e veshi në eventin e Met Gala. 

Në fillimet e karrierës së tij, Mackie ishte artisti që merrej me dizenjimin e skicave dhe një nga punët e tij ishte pikërisht fustani që Monroe veshi kur këndoi "Happy Birthday, Mr. President", dedikuar John F. Kennedy në 1962.

"E mendoj si një gabim të madh!"- tha Mackie gjatë një interviste të fundit për Entertainment Weekly. Monroe ishte një perëndeshë! Një perëndeshë e çmendur, por mbetej perëndeshë. Figura e saj ishte thjesht e mrekullueshme. Askush s'duket si ajo. Ishte një fustan i bërë posaçerisht për të. I skicuar dhe dizenjuar për format e saj dhe askush tjetër s'duhet të ishte shfaqur e veshur me atë fustan. 

Dizajneri i fustanit të Marilyn Monroe e quan 'gabim të
Photo Credits: Bettmann Archive/Getty Images

Kardashian veshi fustanin e famshëm për t'ju përshtatur temës së Met Gala 2022, ideja e së cilës ishte të pasqyrohej Epoka e Artë e Amerikës. Ndonëse e mbajtur veshur vetëm për pak minuta në tapetin e kuq dhe më pas e ndërroi me një kopje identike të fustanit, shumë ishin kundër zgjedhjes së saj. 

Biografët e Monroe, pak ditë pas eventit thanë se djersa, parfumi dhe make-up mund të kishin dëmtuar veshjen.

"Fustani është jashtëzakonisht i brishtë dhe është mbajtur më parë në kushte të kontrolluara nga temperatura," tha biografja Michelle Morgan. “Por tani ja ku është, jo vetëm i veshur, por edhe në një ambient tapeti të kuq, ku çdo gjë mund t’i kishte ndodhur”.

Burimi: CNN