Showbiz dhe TV

Donaldi dhe Semi (mesa duket) hedhin pas krahëve hatërmbetjet

Shkruar nga Anabel

19 Maj 2022

Donaldi dhe Semi (mesa duket) hedhin pas krahëve hatërmbetjet

Duket sikur jemi në fund të një telenovele, në ato seritë kur të gjithë sqarojnë hatërmbetjet dhe dy personazhet kryesorë përfundojnë bashkë. Apo e ekzagjëruam me imagjinatën? Sidoqoftë, Semi dhe Donaldi duket se janë sërish shokë. Ose thjesht flasin. Ose thjesht përshëndeten në rrugë. 

Semi, që dukej sikur do të ishte e fundit që mund t’ia falte Donaldit lidhjen me Beatrix, është e ftuara e radhës në “Më lër të flas”. Në një video të postuar në Instagram, ajo shfaqet dhe i kërkon Donaldit një karikues.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Më lër të flas (@melerteflas.tch)

Tani që Donaldi thotë që është single dhe duket sikur nuk po lë dy gurë bashkë për t’u bashkuar me Borën, ndoshta Semi i ka hedhur pas krahëve hatërmbetjet. Shtojmë gjithashtu se prania e saj në emisionin e binjakëve Veshaj, fare pak pas videos ku Donaldi dhe Bora u shfaqën bashkë, mund të nënkuptojë se Bora dhe Donaldi kanë hapur negociatat për paqe...ose janë lidhur sërish. Sidoqoftë, ky mbetet thjesht aludim.

Jemi këtu për Semin dhe Donaldin, që duket se i gëzuan shumë fansat #donaldsemi këtë ditë të mërzitshme maji.