Celebrity

Julia Fox doli për të bërë pazar me të ~brendshme~ dhe njerëzit shpërthyen në kritika!

Shkruar nga Anabel

19 Maj 2022

Julia Fox doli për të bërë pazar me të ~brendshme~ dhe
Photo Credits: Rachpoot/Bauer-Griffin

Nëse menduat se kombinimet e pazakonta të Julia Fox mbaruan, e keni gabim. Edhe pse në fakt, në veshjen e saj të fundit, nuk kemi se për ç’kombinime të flasim sepse modelja thuajse s’ka veshur asgjë.

Aktorja e "Uncut Gems" kishte veshur një grup të brendshme Alexander ëang për të bërë pazarin në një market, një xhaketë xhins me përmasa të mëdha, çizme dhe çantë xhins (po, çantë xhins).

32-vjeçarja dukej kështu:

Julia Fox doli për të bërë pazar me të ~brendshme~ dhe
Photo Credits: Rachpoot/Bauer-Griffin
Julia Fox doli për të bërë pazar me të ~brendshme~ dhe
Photo Credits: Rachpoot/Bauer-Griffin

Fox, e cila së fundmi u bë pjesë e mediave për shkak të lidhjes së saj të shkurtër me Kanye West, është kritikuar jo pak për (zh)veshjen.

“Ju lutem më thoni që 15-minutëshi i saj i famës mbaroi; Dikujt i paska humbur vëmendja përsëri; Nevoja që kjo vajzë ka për vëmendje është kaq e trishtë; Po përpiqet shumë; A lejohet kjo?!”, ishin vetëm disa prej komenteve.

Rachpoot/Bauer-Griffin