Imagjinoni për pak këtë skenën: Eshtë mesi i korrikut, në Tiranë bën vapë e tmerrshme, bari yt i preferuar ështe bosh sepse të gjithe kanë ikur, kurse ti ke zero plane në mendje. S’ke asnjë ide, asnjë rezervim nuk është gati dhe mërzitja dyfishohet kur mendon sesa shpejt mbaron vera dhe pushimet! Ok, paniku nuk ju ndihmon prandaj mendoni me zgjuarsi! Lëreni në dorën e profesionistëve. Mjafton të kontaktoni të duhurit!
Me emrin do t'ju ndihmojmë ne. Me siguri keni dëgjuar për Top Seven Travel & Rental? Agjensia me zyrat pranë Stadiumit Dinamo që është mjeshtre për të zgjidhur dilemat që lidhen me udhëtimet, sidomos ato të minutës së fundit! Mund të lini gjithçka në dorë të Top Seven Travel & Rental, që do të thotë mjafton të zgjidhni destinacionin tuaj dhe me të tjerat merren ata!
Që nga bileta, hoteli e deri tek makina me qira! Kështu siç e dëgjuat, Top Seven Travel & Rental është zgjidhje edhe për një “problem” që në një moment a në një tjetër e hasim të gjithë ! Kompania ju siguron makina me qira nga më të thjeshtat deri tek më luksozet.
Nëse ka diçka që e dallon prej gjithë të tjerëve është serioziteti dhe siguria! Çmimet gjithashtu nisin nga më ekonomiket, prandaj për fundjavat me gocat, lëreni makinën tuaj të vogël në shtëpi dhe zgjidhni një prej pafund opsioneve që ofron Top Seven Travel & Rental!
Ndjesinë e një Bentley apo një Lamborghini mund të mos e kemi luksin ta jetojme çdo ditë, por Top Seven ju plotëson shumë ëndrra! Ashtu siç para pak ditësh realizoi në kryeqytet një tjetër ëndërr, ku përmes një eventi elegant inaguroi hapjen e agjensisë së udhetimeve nr.2 dhe showroom-in e Top Seven Luxury Cars!
Një showroom makinash luksoze i një tjetër niveli, që nuk i shpëton syrit të askujt që kalon pranë kompleksit të pallateve “Delijorgji”.
Emra të njohur të biznesit, artit, sipërmarrës, etj, u mblodhën për të mbështetur vazhdimësinë e rrugëtimit të Top Seven!
Mes muzikës së mirë, pijeve, ushqimit të zgjedhur, shorteve, dhuratave për të ftuarit, shkëlqimi i makinave merrte vëmendjen e gjithë të ftuarve, që nxitonin t’i fotografonin nga çdo kënd i mundur! Në këtë showroom që i ngjan një pasarele elegante, mund të blini makina të reja të të gjitha kategorive, sipas dëshirës dhe buxhetit tuaj.
Të nesërmen, eventi për të cilin flet ende i gjithë kryeqyteti, u shndërrua sërish në showroom, të cilin mund ta vizitoni çdo ditë! Pastaj, gjithë dilemat e tjera marrin përgjigje në zyren krah tij, ku vajzat e stafit të Top Seven qëndrojnë në dispozicionin tuaj për t’ju shuar çdo kuriozitet!