
Avokatja Camille Vasquez dhe Johnny Depp kanë një marrëdhënie shumë miqësore me njëri-tjetrin, aq “të ngrohtë” sa janë përfolur edhe se mund të jenë në një raport romantik (pretendime të rreme). Sidoqoftë, një eksperte e gjuhës së trupit është e mendimit se kjo atmosferë që mban era flirt mund të jetë e qëllimshme.
Ata janë parë duke u përqafuar, duke i buzëqeshur njëri-tjetrit me dashamirësi, Johnny i ka lëvizur karrigen që ajo të ulej, janë parë shikime miqësore e kështu me radhë. “Duket flirtuese, por ky është ndoshta thelbi," tha ekspertja Judi James për Daily Mail. "Sjellja e saj në gjykatë e kthen Johnny Depp në rolin e heroit romantik," teorizoi më tej James.
“Nëse kjo grua e zgjuar dhe e bukur mendon se ai është i mirë, atëherë ndoshta [njerëzit mendojnë që në të vërtetë ai] është” duket të jetë qëllimi i ndërveprimeve të tyre, sipas saj.
Ajo mendon se veprimet e bëjnë aktorin të duket i butë dhe simpatik - një kontrast me personin e dhunshëm dhe të çrregullt që ish-gruaja, Amber Heard, ka përshkruar.

Ndoshta James ka të drejtë dhe mund të jetë një stategjji e ekipit ligjor. Në të kundërt, Johnny mund të jetë vërtet ashtu dhe Camille e ka thjesht përzemër.
- Cilat nga shenjat e horoskopit do të ishin avokatët më të mirë?
- Në gjyqin Amber-Johnny, të gjithë vëmendjen po e merr avokatja e aktorit
- Arsyeja pse Johnny Depp nuk e pa kurrë në sy Amber Heard gjatë gjyqit
- Njerëzit mbrojnë Lily-Rose pas komenteve me gjuhë urrejtjeje
- Çfarë ndodh me Amber Heard nëse Johnny Depp fiton gjyqin?
- Po tani? Si Amber Heard mund t’ia ketë 'futur’ vetes duke përmendur Kate Moss, sipas ekspertëve
- A është Amber Heard frymëzimi për këtë filter në Snapchat?