Showbiz dhe TV

'Si është raporti mes Semit dhe Donaldit tani?'

Shkruar nga Anabel

20 Maj 2022

'Si është raporti mes Semit dhe Donaldit tani?'
Photo Credits: Google Images

E ftuar në "Më lër të flas", Semi Jaupaj, foli ndër të tjera, për raportin që ka tani me Donaldin, pas daljes dhe përfundimit të Big Brother VIP.

Kush i shkroi e para kujt?

"Pas daljes nga Big-u, dëgjova që Donaldi ishte shumë keq dhe po kalonte një periudhë të vështirë dhe u bëra pak merak, sepse pavarësisht të gjithave, e kam xhan këtë njeriun dhe nuk dua ta shoh keq, kështu që e pyeta 'Si je?'", përgjigjet Semi.

Pastaj, nuk pushonte më telefoni se "vetëm shkruante", shton ajo duke qeshur.

Në vijim, në shaka e sipër, Semi thotë se do preferonte që Big Brother-in ta fitonte kushdo, përveç Donaldit - ndoshta për të ruajtur pak nga revolta e saj post-Big Brother.

A u përmend Bora gjatë bisedës? Në këtë pikë, kjo është pyetje retorike. U përmend, disa herë madje.