Në gjyqin e ngritur mes ish-bashkëshortëve, Amber Heard dhe Johnny Depp u dëgjuan të enjtën dëshmitë e njerëzve të njohur të palëve kryesore. Ish-miku i ngushtë i Depp dhe ish-menaxheri i tij i biznesit e përshkroi marrëdhënien e dyshes gjithmonë të tensionuar.
Mes dëshmitarëve që u paraqitën në gjykatë, ishte dhe aktorja Ellen Barkin, e cila pretendon se e njeh Depp që prej 1990-ës. Ajo dëshmoi kundër Johnny-it në seancën gjyqësore të radhës, pasi e përshkroi si një njeri që rrinte "i dehur shumicën e kohës".
Sipas Barkin, ajo dhe aktori patën një raport intim që zgjati për disa muaj me radhë në 1994-ën. Gjatë dëshmisë së saj, aktorja tha se Depp ishte i dehur "në shumicën e rasteve që ata ishin bashkë" dhe vazhdoi duke e përshkruar Johnny-in si "kontrollues" dhe "xheloz".
"Zoti Depp theu një shishe vere në mes të dhomës, brenda dhomës së hotelit, në drejtimin tim teksa po xhironim për "Fear and Loathing in Las Vegas".- tregoi ajo, për incidentin e ndodhur brenda dhomës së një hoteli në Las Vegas pas një sherri mes tyre.
Procedurat gjyqësore do të rifillojnë sërish të hënën për javën e fundit të dëshmive.
- Johnny Depp dhe Camille Vasquez: Pse atmosfera e ‘flirtit’ mund të jetë e qëllimshme
- Në gjyqin Amber-Johnny, të gjithë vëmendjen po e merr avokatja e aktorit
- Arsyeja pse Johnny Depp nuk e pa kurrë në sy Amber Heard gjatë gjyqit
- Njerëzit mbrojnë Lily-Rose pas komenteve me gjuhë urrejtjeje
- Në dëshminë e radhës, Amber Heard tregon sesi Johnny Depp e dhunoi gjatë muajit të mjaltit
- Çfarë ndodh me Amber Heard nëse Johnny Depp fiton gjyqin?
- Po tani? Si Amber Heard mund t’ia ketë 'futur’ vetes duke përmendur Kate Moss, sipas ekspertëve
Burimi: CNN