Para se t'ju tregojmë sesi duket shtëpia më e lumtur në botë, bëni një provë të shkurtër. Mbyllni sytë dhe imagjinoni atë shtëpizën tuaj të ëndrrave. Cila është pamja e parë që ju del para syve në mënyrë të pavetëdijshme?!
Nuk ka rëndësi në ç'dimensione ju ka dërguar subkoshienca, themelet e çdo shtëpie të lumtur janë drita, ngjyrat, kujtimet dhe energjia që i japin jetë çdo ambienti. Nëse besoni tek energjia, valët dhe fuqia e saj, po ju themi se një shtëpi quhet e tillë kur teksa qëndron në këndin e zakonshëm, ndihesh në paqe.
Këtë ndjeva unë kur hyra në shtëpinë më të lumtur të Tiranës, që fatmirësisht është e të gjithëve! Me të drejtë tani po pyesni veten për ç'shtëpi po flas dhe çfarë kishte kaq të veçantë brenda saj për t'u quajtur e tillë?
Shtëpia e Lumtur, është dyqani më i ri që i është bashkuar Tiranës, vend që të bën të ndihesh jashtë kësaj bote sapo hap derën për të hyrë brenda. Në fakt, nuk bëj drejtësi duke e quajtur "dyqan" pasi është shumë më tepër se aq! "Shtëpia e Lumtur" është vërtetë një oaz qetësie sepse gjithçka ndodhet atje brenda, kthehet në përjetim dhe kujtim të ëmbël.
Të frymëzuar nga stili nordik, specifikisht Hollanda, "Shtëpia e Lumtur" sjell në kryeqytet një prej brand-ve më të famshme hollandeze, të quajtur Pip Studio. Aty, gjeni gjithçka që i ndryshon pamjen ambientit tuaj, duke nisur nga filxhanët e thjeshtë të çajit, këllëfët unik të jastëkëve, tekstile të ndryshme shtëpiake, carcafët prej pambuku perkal, etj.
E ndodhur në rrugën "Donika Kastrioti", në zonën e Bllokut, Shtëpia e Lumtur është gati t'ju prezantojë me një lloj tjetër shijeje nga ç'jeni mësuar të shihni zakonisht! Çdo koleksion, i marr ekskluzivisht nga Pip Studio, është unik dhe mbart një histori të veçantë.
Gjithçka po shihni në këto foto është e krijuar me dorë nga vetë themeluesja e brand-it, Anke Van Der Endt, ka trasformuar kujtimet, përjetimet dhe gjithçka i ka lënë mbresa gjatë jetës në setet më të bukura që mund të shtroni ndonjëherë në tryezën zuaj. Artistja, dizenjon në mënyrë unike çdo element për të krijuar më vonë "produkte të lumtura, për njerëz të lumtur".
Aty një set pjatash për shembull, nuk ishte thjesht një set pjatash. Ishte frymëzim që vinte si pasojë e kërkimit të eksperiencave të reja.
Ngjyrat, lulet dhe mënyra aq unike e kombinimit të detajeve mund të ndryshojnë komplet pamjen dhe energjinë e ambientit tuaj. Nëse doni të dini edhe më interesanten, dëgjojeni: çdo koleksion ka një histori të veçantë nga mbrapa. Jo më kot, marka në fjalë ndodhet në më shumë se 40 vende të botës dhe falë njerëzve me shije dhe talent, Tirana s'i mungon kësaj liste.
Të gjitha punimet janë frymëzuar nga vende të ndryshme, nga udhëtimet e krijueses, nga arti, dhe kryesisht nga kultura tradicionale aziatike. Për shembull, e dini që pas udhëtimit të fundit në Japoni, Anke krijoi setin Flower Festival prej porcelani. Në këtë koleksion ajo kombinon ndikimin japonez me atë indian, një tjetër vend që i kishte lënë mbresa të paharrueshme.
E preferuara ime ishte koleksioni "La Majorelle".
Një kopësht botanik ku mbizotëron roza e lehtë dhe lulet e kombinuara në mënyrën më elegante të mundshme! Çdo koleksion ka një shkak, një histori nga pas një emër unik.
Kurse këtu, po shihni koleksionin mbretëror “Royal”.
Një koleksion i sofistikuar në detaje për të nderuar origjinën hollandeze. I gjithë koleksioni bazohet në porcelanin e bardhë dhe shumë delikat që shkrihet bukur në skenat florale blu dhe floriri. Artistja, i qëndron besnike klasikes, për ta risjellë në formë të re duke ruajtur gjithmonë origjinën.
Ajo thotë se është frymëzuar nga ngjarjet plot ngjyra të jetës së prindërve të saj, qytetit të lindjes së tyre dhe detajeve që do t’i përfaqësojnë denjësisht për vite me radhë.
Gjithçka brenda "Shtëpisë së Lumtur" të kthen tek familja, kujtimet që ndoshta akoma s'i ke jetuar dhe tek dëshira për t'u lumturuar me gjërat e thjeshta. Asgjë s'ka fuqinë e një tryeze që ka dritë, lule, ngjyra, jetë dhe kompozime elegante prej porcelani.
Mund të shkruash pafund nëse kujton vizitën tënde në dyqanin më të ri të Tiranës, por asnjë fjalë nuk e përshkruan ndjesinë që të japin ato sete, që sapo i sheh, jo vetëm që s'heq dot sytë, por mendon menjëherë për njeriun që do më shumë.
Si do të dukeshin këto koleksione në tryezën e prindërve, apo shtëpizës së re që ti dhe ai mendoni të merrni tani shpejt? "Shtëpia e Lumtur" ishte vendi ideal edhe për dhurata. Çfarë ka më të bukur sesa një set pjatash, lugësh apo filxhanësh porcelani që mbartin një histori në detaje? Asgjë, madje do t'jua kujtonin gjithë jetën si dhuratën më fine dhe të pakohë!
Që një shtëpi të jetë e ngrohtë, duhet thjesht t'i jepni kuptim gjërave. "Shtëpia e Lumtur" ishte eksperiencë më vete, prandaj bëni mirë t'i besoni entuziasmit mes rreshtave të mi.