How to wear

Emily Ratajkowski na sjell fustanin perfekt për këtë sezon

Shkruar nga Anabel

25 Maj 2022

Emily Ratajkowski na sjell fustanin perfekt për këtë sezon
Sikur të mos mjaftonte ky moti kaq i nxehtë, duhet edhe trupi dhe stili seksi i Emily Ratajkowski. Supermodelja çel sezonin e fustaneve mini dhe na tregon siluetën e saj të përsosur me një model bust, në ngjyrë portokalli vibrante.

Ky fustan është krijim i Michael Kors dhe ne mendojmë se është fiks për një date romantik, një natë të çmendur me miket e ngushta, apo një dasmë ku do të shkëlqesh.

Emily Ratajkowski na sjell fustanin perfekt për këtë sezon
Ratajkowski zgjodhi ta kombinojë fustanin me një çantë dhe sandale të bardha, duke na dhënë një ide fantastike për takimin e radhës.