Celebrity

Fotot e Amber Heard me shenja në trup janë modifikuar, thotë eksperti

Shkruar nga Anabel

26 Maj 2022

Fotot e Amber Heard me shenja në trup janë modifikuar, thotë

Në gjyqin Depp-Heard, një ekspert i atyre që njihen si metadata – të dhëna që përdoren për fotot, video, faqeve etj. – analizoi disa nga fotot e Heard që pretendojnë se ajo ka mavijosje në pjesë të trupit për shkak të dhunës së Johnny Depp.

Norbert "Bryan" Neumeister solli disa shembuj që analizonin fotot e dorëzuara nga Heard në të cilat duken mavijosje në krahët ose fytyrën e saj. Sipas Neumeister, duke përdorur analizën e të dhënave Exif, disa nga fotot zbuluan se softueri për fotot nuk ishte nga një iPhone, por një program editimi.

Në dëshminë e tij, Neumeister deklaroi se "nuk kishte asnjë mënyrë që një ekspert mjeko-ligjor t'i vërtetonte këto foto" dhe se ai besonte se disa prej tyre ishin ndryshuar. Ai shtoi se fotot nuk përputhen me njëra-tjetren dhe kanë madhësi të ndryshme.

Kjo nuk është hera e parë që Heard akuzohet se ka modifikuar fotot. Javën e kaluar, avokatja e Depp, Camille Vasquez, akuzoi Heard për editimin e fotove ku duket sikur është lënduar. Kur të dyja fotot iu prezantuan gjykatës, Heard pretendoi se ato ishin shkrepur veçmas, thjesht në dritë të ndryshme. Ndërkohë Vasquez e pyeti nëse bëhet fjalë për të njëjtën foto, thjesht të edituar në mënyrë që lëkura të duket më e kuqe.

Nëse të dyja fotot bashkëngjiten sipër njëra-tjetrës, fansat kanë vënë re se se ato përputhen - pra, është e njëjta foto.

Artikuj të rekomanduar: