Përshëndetje!
Jemi ne, duke të të shtuar dhe hequr dyshimet. Nëse kur je pranë tij/ saj, mendja të thotë dy gjëra të ndryshme, trupi ndien flutura dhe pa fund emocione dhe ti ende nuk e di nëse e ke qejf apo keni një tension të paparë seksual, lexo më poshtë.
Së pari, le të qartësojmë shenjat e një tensioni seksual.
Ç’përjeton trupi yt kur je pranë tij/ saj?
- Nuk i ndal flirtimet
- Bën shumë kontakt sy më sy
- Gjen arsye të ndryshme për ta prekur
- Të djersiten duart
- Të rritet pak temperatura e trupit
- Të tjerët e kanë vënë re dhe ta kanë thënë
- Të ndryshon pak zëri
- Ndien ca dridhje në trup
- Të rriten rrahjet e zemrës
- Nuk ndalon dot së buzëqeshuri
- Eksitohesh
Tani, pyetja miliona dollarëshe: A është njësoj tensioni seksual me pëlqimin?
Përgjigjja më e shkurtër është “JO”! Tensioni seksual është dëshirë apo epsh dhe mund të të përfshijë edhe nëse nuk ke ndonjë lidhje të thellë emocionale me personin tjetër. Ndërsa pëlqimi është kombinimi i dëshirës romantike dhe asaj seksuale.
Duke qenë se trupi yt i dorëzohet subkoshiencës kur ndien tension seksual, ndryshe ndodh me pëlqimin, pasi hyn edhe zemra në plan. Pra, nëse ka tension seksual, do të bësh seks me personin që ke përballë; nëse e ke shumë qejf, do të bësh seks, të flasësh për tema të thella, të dalësh në date dhe ta përkëdhelës.
Një tjetër mënyrë për ta “ndarë” se çfarë ndien është ta pyesësh veten nëse e sheh përtej shtratit personin tjetër? Nëse përgjigjja është “jo”, tensioni seksual të ka pushtuar. Nëse është “po”, epo urime, ti e pëlqen atë!
Burimi: Cosmoplitan