Siç mund ta keni vënë re, ky është sezoni i Anne Hathaway. Kohët e fundit, sa herë një foto e 39-vjeçares publikohet online, bëhet virale dhe adhurohet prej të gjithë atyre që e shohin! Pasi mori vëmendjen e të gjithëve në Cannes Film Festival, aktorja është sërish në qendër të diskutimeve për look-un e saj. Ylli i filmave, po xhiron një tjetër film krah Jessica Chastain, në të cilin mbizotëron stili i viteve '60-të që Anne duket se e zotëron me shumë hijëshi!
Në skena të veçanta, Hathaway duket sikur sapo ka dalë nga garderoba dhe dhoma e ish-zonja e parë, Jackie O', e veshur me fustanin bojëqielli dhe takat në po të njëjtën ngjyrë. Dorezat, syzet jeshile dhe çanta e bardhë e bëjnë rezultatin final të pamjes të duket *perfekte*.
Nga ana tjetër, Chastain do të jetë bjonde në rolin e ri dhe shfaqet e veshur me një fustan tipik jeshil të atyre viteve! Me jakë dhe kopsa të qendisura në pjesën e bustit.
Fotot të japin përshtypjen se filmi i ri i aktoreve do të jetë me siguri një dramë apo komedi që lidhet me atë epokë, por në fakt bëhet fjalë për një thriller psikologjik të quajtur *Mother’s Instinct*.
Ky, është filmi i tretë ku Hathaway dhe Chastain luajnë bashkë, pas Interstellar në 2014-ën dhe filmit historik Armageddon Times krah Oscar Isaac dhe Anthony Hopkins.
Burimi: Glamour