Celebrity

Tatuazhi i ri i Brooklyn Beckham do t'ju sqarojë njëherë e mirë si duket një burrë i dashuruar

Shkruar nga Anabel

27 Maj 2022

Tatuazhi i ri i Brooklyn Beckham do t'ju sqarojë njëherë e

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë pak kohë më parë përmes një ceremonie dhe dasme që u përfol gjatë, por Brooklyn nuk i mbylli premtimet e dashurisë me një unazë.

Djali i madh i çiftit Beckham, një romantik i pashpresë së fundmi ka publikuar tatuazhin-hartim dedikuar bashkëshortes, si simbol dashurie dhe besnikërie të përjetshme.

Tatuazhi i ri i Brooklyn Beckham do t'ju sqarojë njëherë e

Çfarë ka bërë konkretisht?

"Nicola, teksa ecje drejt altarit m'u mor fryma, dukeshe kaq e bukur sot e përgjithmonë! Më lër të të them se as këto fjalë nuk e përshkruajnë dashurinë që kam për ty. Vetëm duke të të parë në sy, shoh të ardhmen me ty dhe e ndjej që do të jetë ëndërr. Ti je bota ime dhe vazhdoj të të dashuroj çdo ditë e më tepër. Kjo është dita që unë do të martohem me ty, ditë të cilën e kam pritur prej kohësh! Sot t'i bëhesh partnerja ime, gjysma ime, familja ime. Për këtë, unë ndihem njeriu më i lumtur dhe më me fat në botë. Premtoj që do të jem partneri më i mirë, bashkëshorti më i mirë dhe njeriu që do të kujdeset gjithmonë për ty, do të të bëjë gjithnjë për të qeshur dhe dashurojë përherë. 

Pra e gjithë kjo në krahun e një burri. Në fakt të një burri shumë të dashuruar, që do t'i mbajë premtimet e martesës përgjithmonë nën lëkurë! 

Në fakt, kjo është vetëm një nga tatuazhet-hartime që Brooklyn ka si dedikim për gruan e tij. Një tjetër, ndodhet në pjesën mbrapa të qafës. Janë fjalë të veçanta që Nicole i dedikon atij dhe sipër tyre, sytë e saj.

Tatuazhi i ri i Brooklyn Beckham do t'ju sqarojë njëherë e

Në një botë paralele me Brooklyn, është i dashuri yt, që të thotë "t'i biesh më shkurt romanit" që ke shkruar për t'u sqaruar, thjesht sepse *përton*.