“A mjaftojmë” – kënga e kënduar nga Ketjona Pecnikaj dhe Gent Disha për serialin “$NOB”– u vlerësua me dy çmime në festivalin “Netët e Klipit Shqiptar”.
Festivali, i cili që prej vitit 2002 vlerëson krijimet më të mira shqiptare dhe nga diaspora, i dha çmimet “Dueti më i mirë” dhe “Montazhi më i mirë”.
Videoklipi i këngës “A mjaftojmë”, me tekst nga Dalina Buzi dhe Kledi Bahiti, u realizua nga Nilor Film, kompania që së bashku me Anabel Entertainment prodhoi serialin “$NOB”. Montazhi u realizua nga Olsi Vjero.
Videoklipi shfaq dy protagonistët – Tesa dhe Albani – që këndojnë në një skenë përballë njëri-tjetrit, të vetëm. “A mjaftojmë” u prezantua për herë të parë në një nga momentet më të rëndësishme në “$NOB”. Më pas erdhi u publikua edhe videoklipi, në të cilin Vjero ka ndërthurur performancën në skenë me momentet më të rëndësishme të protagonistëve në serial.
Në janar, $NOB, bashkëprodhim i Anabel Entertainment dhe Nilor Film, përfundoi sezonin e parë të përbërë nga 10 seri që u transmetuan në Top Channel. Në $NOB.al mund t'i shihni të gjitha seritë me titra shqip dhe anglisht, pa asnjë ndërprerje publicitare.
Artikuj të rekomanduar:
- Detajet dhe kuptimet e seteve: Skenografja e $NOB flet për serialin
- Ç’kuptim kanë veshjet e personazheve? Kostumografi i $NOB flet për serialin
- Kompozitorja e $NOB për serialin: Nga momenti më i vështirë te skena e preferuar
- Sezoni 2 i $NOB: Çfarë dihet deri tani
- $NOB – episodi final i sezonit 1: Çfarë ndodhi
- E kishit vënë re këtë detaj në $NOB?
- Finalja e $NOB: 6 teori të fansave