Celebrity Style

Çfarë nënkuptonte veshja e Kate Moss kur dëshmoi për Johnny Depp

Shkruar nga Anabel

28 Maj 2022

Çfarë nënkuptonte veshja e Kate Moss kur dëshmoi për

Kur supermodelja Kate Moss dëshmoi në gjyqin Johnny Depp vs Amber Heard – dhe hodhi poshtë thashethemet sipas të cilave Depp e rrëzoi nga shkallët kur ishin në një lidhje – bota u përqendrua te deklarata e saj. Pasi u qetësuam dhe morën vesh të vërtetën, ekspertët e modës u morën me veshjen.

Kate Moss u shfaq me një xhaketë të zezë dhe një bluzë me pika të bardha. Për syrin “e patrajnuar”, kjo mund të duket si një veshje e zakonshme për një sallë gjyqi. Megjithatë, jo për Kate Moss dhe ata që studiojnë modën.

Çfarë nënkuptonte veshja e Kate Moss kur dëshmoi për

Bluza që supermodelja zgjodhi dallon për jakën e njohur si “lavallière” ose “pussycat bow” – një lloj lidhjeje që merr formën e fjongove që u lidhen zakonisht në qafë koteleve dhe maceve.

Pussycat bow ka qenë trend në modën amerikane në vitet ’60 dhe u popullarizua nga Coco Chanel dhe Yves Saint Laurent, ndërsa dy dekada më vonë, u bë një veshje identifikuese për Margaret Thatcher kur u bë kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar.

Çfarë nënkuptonte veshja e Kate Moss kur dëshmoi për

“Historikisht, është e lidhur me gratë që kanë filluar të pushtojnë hapësirat mashkullore – fushën e golfit, vendin e punës – dhe sfidojnë kodet tradicionale të veshjes,” tha për Guardian Dr. Kate Strasdin lektore për Historinë dhe Teorinë e Modës në Falmouth University.

“Ajo pothuajse ka rikrijuar imazhin ikonë të vitit 1966 [nga fotografi Helmut Newton],” tha Strasdin.

Çfarë nënkuptonte veshja e Kate Moss kur dëshmoi për

Sipas saj, veshja “ngjall sfidë," tha Dr. Bethan Bide, lektore për Teorinë e Dizajnit dhe Kulturës në University of Leeds. “Fjongoja pothuajse po zhbëhet. Nënkupton se ajo po përpiqet më pak, ndihet më rebele. Duket sikur ajo të thotë, ‘Nuk do të performoj për ty këtu.’ Është një refuzim për cirkun mediatik."