Në një botë ku përdorim dhe përdoremi, Monika Lubonja është e mendimit se Donald Veshaj po e përdor raportin me Bora Zemanin për marketing.
Në një intervistë për “Mirage”, Monika u pyet për raportin Donald-Triksa dhe Donald-Bora. Për të parin, ajo tha se është e bindur që ka pasur një kimi mes tyre, nga të dyja palët. Për të dytin:
“Më duket se është kthyer në një telenovelë turke dhe për mua po bëhet e mërzitshme kjo. Një telenovelë që ata më tepër po e përdorin edhe për marketing. Se çfarë do të jetë realisht lidhja e tyre, as unë dhe as ti dhe asnjë njeri nuk e di. Unë thjesht po shoh se po bëhet një marketing i mirë i një reklame turke, që ka një sezon, pastaj do bëhet sezoni tjetër, pastaj nuk e dimë se si do të përfundojë sezoni tjetër.”
Më tej shtoi:
“Nuk di çfarë të them për marrëdhënien e tyre. Nuk kam parë gjë. Kur nuk jam prezente nuk mund të flas. Dhe te Donaldi kur isha e ftuar nuk e bëra kurrë një pyetje ‘si je ti?’ sepse e dija që ai nuk do e jepte një përgjigje sepse i intereson të na mbajë ne, publikun, pezull. Ka vendosur ai dhe ne i shkojmë përsëri nga mbrapa. Është aftësi e Donaldit si menaxher i mirë i kësaj gjësë.”
Monika, ndoshta, ka të drejtë. Po aq sa ka të drejtë dikush të pretendojë se edhe përmendja e Donaldit – në një intervistë për Monikën; pra “çfarë mendon ti për Triksën-Donaldin-Borën?" – është një formë e “përdorimit” të tij nga media për aq kohë sa është një personazh që “shet”. Monika që zgjedh të japë një deklaratë për Borën dhe Donaldin, me ose pa dashje e përdor emrin e tij për t’i dhënë më shumë vëmendje intervistës. Përdorim dhe na përdorin. Ky është televizioni.